Pesė arsye pse nuk dėshironi tė jetoni njė mijė vjet

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Super Pesė arsye pse nuk dėshironi tė jetoni njė mijė vjet

Mesazh nga D3M1 prej Thu May 10, 2012 9:25 am


A do tė ishte jetėgjatėsia prej njė mijė vjetėsh nė tė vėrtetė ide e
mirė, ashtu si na tingėllon fillimisht, apo do ta kishim mė keq se sot?


Shekulli i njėzetė na ka sjellė avancime tė mėdha nė mjekėsi,
tė cilat nuk kanė pėrmirėsuar vetėm kualitetin e jetės sė banorit
mesatar tė planetit tonė, por edhe kohėzgjatjen e saj. Pikėrisht gjuetia
pėr rininė e pėrjetshme dhe jeta e gjatė janė subjekt i tė menduarit
dhe obsesion jo vetėm i njerėzve tė zakonshėm dhe pėrditshėm, por edhe
shkencėtarėve. Ēdo muaj mund tė lexojmė pėr ndonjė zbulim tė ri tė
eliksirit tė jetėgjatėsisė, i cili do tė ndryshojė botėn tonė nga
themeli. Vitin e kaluar njė ekip amerikan i shkencėtarėve ka deklaruar
se si tani lind gjenerata e fundit tė njerėzve qė duhen tė vdesin,
ndėrsa fėmijėt dhe nipat tanė do tė kenė nė dispozicion teknikat, me tė
cilat jetėgjatėsia e tyre do tė mundet tė zgjatet nė njė kohė tė
pacaktuar.

Duke mos hyrė nė mėnyrė tė tepruar nė vetė
justifikimin shkencor tė kėtyre pohimeve, nuk mund tė mos pyetemi se a
do tė ishte jetėgjatėsia prej njė mijė vitesh nė tė vėrtetė ide kaq e
mirė ashtu siē na tingėllon fillimisht? Shumė sociologė dhe antropologė
mendojnė qė jo dhe kėtė e mbėshtesin me kėto pesė pohime.

1. Puna e cila nuk liron

Mendoni
pėr njė ēast– jetėgjatėsia mesatare nė vendet e botės perėndimore ėshtė
80 vjet, ndėrsa secili nga ne duhet tė punojė 40 pėr tė arritur kushtet
pėr pension tė plotė. Kjo do tė thotė qė gjysmėn e jetės sonė e kalojmė
duke punuar. Provoni tani kėto raporte t’i bartni nė jetėgjatėsinė prej
njė mijė vjetėsh, ku kalojmė 500 vjet duke punuar. A mund ta
paramendoni njė punė nė botė, e cila nuk do t’ju mėrzitej pas njė kohe
aq tė gjatė?



2. Koha e tepėrt

Edhe nėse nesėr
dikush do tė shpikte serumin pėr jetėgjatėsi dhe do ta injektonte nė ne,
kjo nuk do tė ndryshonte menjėherė mėnyrėn nė tė cilėn e bėjmė jetėn
sot – njėzetė vitet e para arsimohemi, pas kėsaj fillojmė karrierėn dhe
krijojmė familje, rrisim fėmijėt tanė dhe nipat dhe shkojmė nė pension
tė merituar. Dhe ēka pas kėsaj? Edhe nė rast kur mungesa e parave pėr
shkak tė pensionit tė ulėt nuk do tė ishte problem, disa qindra vjet
jete nė pension vėshtirė qė do tė ishin argėtuese pėr dikė.



3. Bota ėshtė me tė vėrtetė njė vend i vogėl

Nėse
keni mjaft para, edhe jetėgjatėsia e tashme ėshtė e mjaftueshme qė tė
vizitoni gjithēka qė vlen tė vizitohet nė planetin tonė tė vogėl. Mundet
dikush tani tė na thotė se si ēdo qoshe e planetit ėshtė e bukur dhe e
vlefshme nė mėnyrė tė njėjtė, por ne megjithatė nuk pajtohemi. Provoni
tė paramendoni se si do tė dukeshin udhėtimet nėse do tė kishit pasur
njė mijė vjet tė kohės sė lirė.



4. Thellimi i hendekut nė mes tė pasurve dhe varfėrve



Edhe
pse nuk dėshirojmė tė jemi pesimistė, historia na mėson qė frytet e
gati ēdo arritjeje njerėzore deri tani sė pari i kanė shijuar tė pasurit
dhe tė fuqishmit, ndėrsa njerėzit e thjeshtė do tė fitonin privilegjin e
njėjtė vetėm pasi qė tė pasurit ta kenė pėrqendruar vėmendjen nė ndonjė
lodėr tė re. Pikėrisht pėr kėtė arsye duhet tė supozojmė qė eliksiri i
pėrjetėsisė para sė gjithash duhet tė jetė nė dispozicion pėr ata qė
mund ta paguajnė mirė, me ēka tė pasurve do t’u mundėsojė tė jetojnė mė
gjatė dhe tė bėhen edhe mė tė pasur, ndėrsa tė varfrit do tė ishin tė
detyruar tė jetojnė dhe tė vdesin nė varfėri, sikurse edhe deri tani.



5. Toka si shtėpi pleqsh

Edhe
pse ėshtė vėshtirė tė parashikohet se me cilėn shpejtėsi do tė
plakeshin njerėzit nėse do tė jetonin njė mijė vjet, mund tė supozojmė
qė njė tė pestėn e fundit tė jetės sė tyre do tė ishin jo aq tė aftė tė
kujdesen pėr veten. Nė rastin e jetėgjatėsisė prej njė mijė vjetėve, kjo
do tė thotė qė dikush duhet tė kujdeset pėr ta edhe deri nė dy shekuj.
Shtėpitė e pleqve do tė ishin kudo, ndėrsa tė rinjtė kryesisht do tė
ishin tė punėsuar nė industritė e kujdesit pėr tė vjetrit. A ėshtė kjo
bota ideale? Nuk jemi edhe aq tė sigurt.

_________________

Mos e merrni pėr dobėsi heshtjen time, se nėse foli nuk do tė mund ta pėrballoni!

D3M1
Administrator/e
Administrator/e

Gjinija : Male

Numri i postimeve : 20774
Mosha : 27
Viti: : 29/01/1989
Vendbanimi: : Drenice
Aktiviteti :
100 / 100100 / 100

Registration date : 30/07/2009

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi