Fund dyshimeve pėr fundin e botės mė 2012 (Video)

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Super Fund dyshimeve pėr fundin e botės mė 2012 (Video)

Mesazh nga D3M1 prej Fri May 11, 2012 8:11 pm


Kalendari mė i hershėm majan u gjet nė njė shtėpi nė Guatemala,
dhe ai i jep fund dyshimeve se bota do tė marrė fund nė dhjetor tė vitit
2012, thonė shkencėtarėt.
Muret tregojnė tabelat astronomike
mė tė vjetra tė njohura nga Maja. Shkencėtarėt e dinin qė ata kishin
mbajtur shėnime tė tilla nė atė kohė, por deri tani, shėnimet mė tė
vjetra tė njohura datonin rreth 600 vjet mė vonė.

Shėnimet astronomike ishin ēelėsi i kalendarit majan, i cili mori
vėmendje mė tė madhe kohėve tė fundi, pėr shkak se thuhej qė ai
parashikon qė botės do t’i vijė fundi nė dhjetor tė kėtij viti.

Ekspertėt thonė qė kalendari nuk bėn parashikim tė tillė. Gjetjet e
reja ofrojnė njė prapavijė tjetėr: Llogaritjet pėrfshijnė njė hapėsirė
kohe mė tė gjatė se 6 mijė vjet, qė do tė thotė se mund tė zgjasė edhe
pėrtej vitit 2012.

“Pse ata do tė kalonin nėpėr ata numra, nėse botės do t’i vinte fundi
kėtė vit?”, thotė Anthony Aven nga Kolegji universitar Hamilton, New
York, i cili ėshtė ekspert i astronomisė Majane. “Mund tė thuhet se njė
numėr aq i madh, tė paktėn sugjeron qė koha vazhdon”.

Aveni, bashkė me William Saturno nga Universiteti i Bostonit, si dhe
disa ekspertė tė tjerė, e treguan zbulimin tė premten nė revistėn
“Science”.

Dhoma ėshtė pjesė e njė kompleksi i rrėnojave tė majanėve, nė pyllin e
Ksultunit, nė verilindje tė Guatemalės. Muret pėrmbajnė gjithashtu
portrete tė mbretėrve dhe disa figura tė tjera, por ėshtė e qartė se ato
kanė lidhje me shkrime astronomike, thonė shkencėtarėt.

Njė mur pėrmban njė kalendar tė bazuar nė fazat e hėnės, i cili i
mbulon rreth 13 vjet. Zbuluesit thanė se mendojnė qė mund tė jetė
pėrdorur pėr tė mbajtur gjurmė se cila “perėndi” ishte duke e mbikėqyrur
hėnėn nė kohė tė caktuara.

Aveni tha se njė gjė e tillė i lejonte shkruesit tė parashikojnė
paraqitjen e viteve hėnore paraprakisht, kur hėna ishte e plotė.

Mbajtja e tė dhėnave tė tilla ka qenė ēelėsi i astrologjisė dhe
ritualeve majane, dhe mund tė jetė pėrdorur, pėr shembull, pėr tė
kėshilluar mbretin kur tė shkojė nė luftė.

“Ajo qė keni kėtu ėshtė njė astronomi e nxitur nga feja”, tha Aveni.

Nė njė mur ngjitur, janė numra qė tregojnė katėr horizonte kohore prej afėrsisht 935 deri nė 6.700 vjet.

Ende nuk ėshtė e qartė se ēfarė pėrfaqėsojnė kėta numra, por ndoshta
shkruesit kishin bėrė llogaritje tė vėzhgimeve tė kombinuara nga
ngjarjet e rėndėsishme astronomike, si lėvizjet e Marsit, Venerės dhe
hėnės, thanė hulumtuesit.

“Pse tė lodhen ta bėjnė njė gjė tė tillė? Ndoshta shkruesit ishin
'kalamaj'...tė cilėt vetėm u pėrkushtuan me pasion duke bėrė kėso lloje
tė llogaritjeve dhe pėrllogaritjeve, dhe i bėnė ato shumė mė larg se sa
ēka iu nevojit shoqėrisė”, u shpreh Aveni.

Ekspertėt e papėrfshirė nė zbulimin, thanė se ky ėshtė njė pėrparim i madh.

“Ėshtė njė befasi e mrekullueshme”, ėshtė shprehur Simon Martin,
kurator i njė ekspozite rreth kalendarit majan, nė Universitetin e
Muzeut tė Arkeologjisė dhe Antropologjisė nė Pensilvani.

Derisa rezultatet e punės sė shkruesve tė kalendarit ishin tė njohura
si gdhendje mbi monumente, “ne kurrė nuk kemi qenė nė gjendje tė
identifikojmė njė hapėsirė punuese, ose si kanė shkuar gjėrat realisht”,
tha Martin.

Puna e re i jep njohuri pėr kėtė, tha ai, dhe fakti se shtėpia ka
kulm prej guri, dhe nuk ishte e bėrė me kashtė, tregon se nė atė kohė,
shkruesit kishin jetuar nė njė nivel tė lartė shoqėror.

“Ėshtė njė zbulim shumė i rėndėsishėm. Ky ėshtė njė fillim intrigues
pėr kėtė zbulim”, Ka thėnė John B. Clarkson, drejtor i qendrės
Arkeo-astronomike nė Marillend.


_________________

Mos e merrni pėr dobėsi heshtjen time, se nėse foli nuk do tė mund ta pėrballoni!

D3M1
Administrator/e
Administrator/e

Gjinija : Male

Numri i postimeve : 20774
Mosha : 27
Viti: : 29/01/1989
Vendbanimi: : Drenice
Aktiviteti :
100 / 100100 / 100

Registration date : 30/07/2009

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi