Epoka biometrike po futet nė skutat tona!

Shko poshtė

Super Epoka biometrike po futet nė skutat tona!

Mesazh nga D3M1 prej Wed May 30, 2012 11:56 am

Nishani qė e ke mbi vetullėn e majtė apo shenjėn nė mjekėr?! Deri
tani, kėto nuk ishin shenja simpatike qė dikujt i kishin rėnė nė sy mė
herėt. Ndėrsa sot, kėto dy shenja dalluese sigurisht iu mundėsojnė tė
tjerėve qė t’ju mbajnė mend mė lehtė, posaēėrisht Vėllai i Madh
burokratik e mė pas pjesės tjetėr tė familjes.
Facebook-u,
Google, policia kufitare, Ministria e punėve tė Brendshme janė mbledhur
rreth idesė sė pėrbashkėt qė tė masin detajet se sa larg e ke hundėn
nga kėndi i djathtė i nofullės, vendosjen e venave, ngjyrat e bardhokut
tė syrit si dhe shumė detaje tė ngjajshme, duke pėrfshirė gjithėsesi
edhe shenjat e gishtėrinjve. Biometria hyn nė jetėn tonė pėrmes dyerve
tė mėdha dhe sado qė na i lehtėson shumė punė ajo tė fut frikėn. Baza e
tė dhėnave ku do tė ruhen tė gjitha koordinatat e karakteristikave tuja
siē janė nishani, zhvillimi apo rritja jote dhe tė tjera karakteristika
tė veēanta fizike qė ju posedoni, do tė jenė dėshmia e vetme e
identitetit tuaj. Nga kjo mund tė paramendojmė cilat mund tė jenė
pasojat.
Identifikimi Biometrik po bėhet standard nė printimin e
pasaportave tė reja. Pajisjet e udhėtimit pėrveē letrės, tani pėrmbajnė
edhe njė ēip nė tė cilin ruhet fotografia dixhitale e krijuar me
standarde biometrike si dhe njė kopje e shenjave tė gishtėrinjve. Gjėrat
janė bėrė mė tė lehta.
Pėr
shembull, nėse gjejmė njė person nė njė gjendje gjysmė tė dekompozuar
pas tre muajsh nė njė ishull tė shkretė, shumė lehtė do ta vėrtetojmė
identitetin e tij me anė tė matjes sė kockave tė nofullės dhe ca
detajeve tjera strategjike. Edhe nė pikat e kontrollit nė aeroporte tė
pajisura me skanera, nuk do tė jetė mė njė “xhaxha” me uniformė qė sheh
fytyrėn tėnde tė vrenjtur nė foton e pasaportės, duke tė dhėnė
komplimente se si je zbukuruar tani. Nuk ka pėr tė ndodhur mė, thjesht
do kalosh nė pikėn e kontrollit pa asnjė ndalesė.
Si e shfrytėzojnė biometrinė Facebook-u dhe Google?
Facebook-u
ėshtė duke pėrdorur njė sasi mė tė vogėl tė teknologjisė biometrike.
Aplikacioni pėr dallimin e fytyrės mund ta gjejė njė person mes shumicės
sė fytyrave tjera ,pa marrė parasysh se nė ēfarė kėndi ėshtė bėrė
fotografia. Kėtė, sigurisht nuk mund ta dallojė 100 %, por preēiziteti i
mahnitshėm. Ndėrsa Google, ndėr tė tjera, fut nė funksion biometrinė
pėr analizimin mė efikas tė shpalljeve nė uebfaqe, duke matur lėvizjen e
syve nga tė anketuarit, funksionimin e trurit si dhe gjestikulacionet
apo shenjat e vėmendjes dhe leximit.
Statistikat ju shėrbejnė qė
tė peshojnė efikasitetin e fushatės sė marketingut, para se ta fillojnė
atė fushatė. Por Google nuk ishte i pari. Yahoo shėrbehet me teknikat
biometrike pėr parfushatat e marketingut prej njė kohe tė gjatė.

Por problemi me biometrinė ėshtė i ngjashėm me atė ēfarė ka ndodhur nė
tė gjitha sferat tjera tė jetės sė njeriut gjatė kohės sė
dixhitalizimit. Arti dhe zbavitja u shndėrruan nė pronėsi totale gjatė
periudhės dixhitale. Duke pasur parasysh pasojat e vjedhjes sė bazės sė
tė dhėnave biometrike si dhe vjedhjen e identiteteve njerėzore nė
shkallė massive, do tmerrohemi keqaz ku kundėrshtarėt e mbrojtjes sė
privatėsisė sė tė dhėnave personale do tė ishin shumė tė fortė nė kėtė
aspekt. Lidhja mes anės pozitive dhe asaj negative tė biometrikės ėshtė
pothuajse e barabartė, aq sa do ta lehtėsojė identifikimin dhe ta bėj
atė tė pagabueshėm (pėr shkak tė karakteristikave kryesore trupore) duke
lehtėsuar keqpėrdorimin.
Problemi mund tė thellohet, duke bėrė
pyetjen se kush ka tė drejtė tė dijė tė gjitha nuancat e ngjyrave tė
syve tė mi. Shenjat e gishtėrinjve janė tė pranuara si njė akt i
civilizimit, por matja biometrike mund tė dijė edhe gjatėsinė e organit
seksual me preēizitet nanometrik. A ėshtė kjo prekje nė intimitet dhe ku
ėshtė linja e hollė e domosdoshmėrisė sė sigurisė totale dhe tė drejtės
nė privatėsi Facebook-u dhe Google-i, bashkė me shėrbimet e sigurimeve
nė tėrė botėn kanė tashmė mjaft tė dhėna tė thjeshta pėr personat dhe se
kėto tė dhėna mund t’i mbledhin menjėherė, por ne nuk shohim fundin e e
zgjerimit tė kėsaj mbledhjeje tė tė dhėnave unike ku dallon personin e
vetėm nga tė gjithė tė tjerėt. Nė rast tė fatkeqėsive tė rėnda do tė
jetė e nevojshme tė dihet mė tepėr pėr karakteristikat biologjike qė
personi tė jetė i identifikuar.
Biometria ėshtė e ardhmja, sado e
dhimbshme tė jetė dhe e pakėndshme pėr t’u kuptuar nga ne, banorėt e
shekullit XXI rreth individualitetit dhe privatėsisė sonė. E lehtė ėshtė
pėr Facebook-un, ku bazohet nė njė shokunė tonė tė krisur dhe tė etur
njėkohėsisht qė nė mėnyrė automatike tė bėhet shok i dhjetė me shokun e
njėmbėdhjetė tonin, pa e detyruar askush. Nė kėtė rast, shėrbimet e
drejtėsisė do bėjnė punėn e tyre. Por kur ėshtė nė pyetje siguria
shtetėrore dhe interesi i madh i marketingut, nuk do tė kalojė shumė
kohė kur do tė bėhemi pronarė tė modeleve 3D me fizionomi tė pėrkryer,
tė matur dhe tė depozituar.

_________________

Mos e merrni pėr dobėsi heshtjen time, se nėse foli nuk do tė mund ta pėrballoni!
avatar
D3M1
Administrator/e
Administrator/e

Gjinija : Male

Numri i postimeve : 20774
Mosha : 29
Viti: : 29/01/1989
Vendbanimi: : Drenice
Aktiviteti :
100 / 100100 / 100

Registration date : 30/07/2009

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi