S’merren vesh pėr asgjė!

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Super S’merren vesh pėr asgjė!

Mesazh nga D3M1 prej Thu May 31, 2012 7:42 pm


Me 74 vota pro tė mazhorancės dhe 54 kundėr tė opozitės, Kuvendi
i Shqipėrisė miratoi, qė raundi i dytė i votimit pėr zgjedhjen e
Presidentit tė ri tė Republikės tė zhvillohet nė njė seancė tė posaēme,
tė hėnėn, mė 4 qershor nė orėn 10:00, raporton agjencia e lajmeve
NOA.al.
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli tw enjten
deklaroi nė Kuvend se edhe pse mazhoranca u pėrpoq gjatė Konferencės sė
Kryetarėve tė gjente njė rrugė tė mesme mes datave tė propozuara pėr
mbajtjen e raundit tė dytė, nuk u arrit dot konsensusi me opozitėn, e
cila kėmbėnguli, qė votimi i dytė tė mbahej tė martėn mė 5 qershor.

Kuvendi vuri nė jetė me votė, sipas Rregullores sė Kuvendit,
propozimin e mazhorancės qė raundi i dytė i zgjedhjes sė Kreut tė
Shtetit tė zhvillohet tė hėnėn nė 4 qershor.

Raundi i parė i zgjedhjes sė Presidentit, tė mėrkurėn, u dogj pėr
shkak se opozita nuk e dha konsensusin e saj pėr kandidaturėn e juristit
dhe anėtarit tė Gjykatės Kushtetuese Xhezair Zaganjori, i propozuar nga
mazhoranca, me argumentimin se ėshtė njė kandidaturė tė njėanshme.

Edhe nė raundin e dytė dhe tė tretė, qė zhvillohen sipas Rregullores
sė Kuvendit shtatė ditė nga pararendėsi, duhen 84 vota pėr zgjedhjen e
Kreut tė Shtetit, pėr arritjen e tė cilave lipset dialog e konsensus mes
palėve.

Nėse edhe kėto dy raunde do tė dėshtojnė, atėherė Kushtetuta
parashikon se Presidenti mund tė zgjidhet nė dy raundet e fundit me
votat e mazhorancės nė Parlament, pra me shumicė tė thjeshtė prej 71
votash.

Tashmė pritet qė deri tė hėnėn tė vijojnė ethshėm negociatat mes
mazhorancės dhe opozitės pėr gjetjen e konsensusit tė gjerė pėr
zgjedhjen e kandidaturės apo kandidaturave pėr President, me synimin qė
tė mos dėshtojnė me radhė edhe raundet pasaardhėse pėr zgjedhjen e Kreut
tė Shtetit.

_________________

Mos e merrni pėr dobėsi heshtjen time, se nėse foli nuk do tė mund ta pėrballoni!

D3M1
Administrator/e
Administrator/e

Gjinija : Male

Numri i postimeve : 20774
Mosha : 27
Viti: : 29/01/1989
Vendbanimi: : Drenice
Aktiviteti :
100 / 100100 / 100

Registration date : 30/07/2009

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi