Anija e Ismail Qemalit nė njė monedhė Austriake

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Super Anija e Ismail Qemalit nė njė monedhė Austriake

Mesazh nga D3M1 prej Sat Jun 09, 2012 8:07 pm


Tiranė, 9 qershor - Anija e Lloyd-it austriak "Brünn", qė shoqėroi
Ismail Qemalin dhe 14 patriotėt e tjerė, nga Trieste nė Durrės, pėr tė
shpallur Pavarėsinė, ėshtė vėnė nė njė monedhė argjendi austriake. Ajo
ėshtė stampuar nė vitin 2006 ekzaktėsisht mė 7 qershor, raporton Gazeta
Shqiptare. Vlera e saj ėshtė 20 euro, me diametėr 34,00 mm dhe peshė
20.00 g. Mėsohet se ka nė treg 50 mijė tė tilla. Nga njėra anė e
monedhės ėshtė pikėrisht anija "e" Ismail Qemalit, e cila pėr austriakėt
ka rėndėsi si njė prej anijeve mė tė rėndėsishėm tė marinės tregtare tė
tyre nė portin e Triestes. Nė njėrėn anė monedha ka anijen qė mbėrrin
nė port, ndėrsa nga ana tjetėr njė pamje tė portit. Pėrsa i pėrket
udhėtimit tė Ismail Qemalit dhe 14 patriotėve, qė e shoqėruan nga
Trieste (atėherė port i Perandorisė Austro-Hungareze) deri nė Durrės,
ėshtė folur shumė pak apo mė saktė, ėshtė pėrmendur vetėm fakti se ai
erdhi nė Durrės nga Trieste. Aty kėtu, nėpėr kujtime apo edhe studime tė
mėvonshme, ėshtė pėrmendur se anija qė shoqėroi Ismail Qemalin nė
Durrės ishte e shoqėrisė sė lundrimit tė Lloyd-it Austriak. Renzo
Falaschi, shkruan se Ismail Qemali hipi nė anijen "Brünn", e cila e
shoqėroi nė Durrės, duke bėrė njė ndalesė jashtė programi, ndėrsa Safa
Vlora shkruan se "Vjena i vuri Ismail beut nė dispozicion njė anije
lufte pėr ta ēuar nė Shqipėri dhe tė mos pengohet nga bllokada greke".
Por si qėndron e vėrteta e kėtij udhėtimi? Pinjolli i plakur i urtė,
Darling Vlora na thotė se nė kėtė rast nė ndihmė na vjen shtypi europian
i kohės. Duke ndjekur tė dhėnat qė na ofrojnė gazetat e njohura
franceze "Le Temps", "Le Figaro", "La Croix" dhe "L'Ouest-Eclair", mund
tė ndėrtojmė ekzaktėsisht itinerarin qė ndoqi Ismail Qemali nga Triestja
nė Durrės. Mė 18 nėntor 1912 Ismail Qemali u nis nga Budapesti dhe
mėngjesin e 19 nėntorit arriti nė Trieste. Pas njė ndalese tė shkurtėr,
nė "Excelsior Palace-Hotel", nė orėn 14:00, shoqėruar nga 14 patriotė,
midis tė cilėve: i biri i tij Qazim Vlora, Luigj Gurakuqi, Pandeli Cale,
Dhimitėr Berati, Dhimitėr Mborja, Dhimitėr Zografi, Spiridon Ilo, etj,
Ismail Qemali u nis nga Trieste pėr nė Durrės. Nė bordin e "Brünn", u
pėrhap fjala se midis pasagjerėve ndodhej "princi shqiptar" Ismail
Qemali me shoqėruesit e tij.

_________________

Mos e merrni pėr dobėsi heshtjen time, se nėse foli nuk do tė mund ta pėrballoni!

D3M1
Administrator/e
Administrator/e

Gjinija : Male

Numri i postimeve : 20774
Mosha : 27
Viti: : 29/01/1989
Vendbanimi: : Drenice
Aktiviteti :
100 / 100100 / 100

Registration date : 30/07/2009

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi