CERN: E kemi gjetur "grimcėn e Zotit"!

Shko poshtė

Super CERN: E kemi gjetur "grimcėn e Zotit"!

Mesazh nga D3M1 prej Wed Jul 04, 2012 1:12 pm


Nė njė konferencė pėr shtyp tė mbajtur sot nė CERN pranė
Gjenevės, ėshtė thėnė se ėshtė zbuluar ekzistenca e njė grimce tėrėsisht
tė re qė mund tė jetė bozoni i Higgsit, apo grimca qė ėshtė paraqet
ēelėsin pėr kuptimin e masės. Kjo grimcė ndryshe njihet edhe si “grimca e
Zotit”.
"Duke analizuar tė dhėnat tona tė matjeve kemi
vėrejtur shenja tė qarta tė ekzistencės sė grimcės sė re", ka thėnė
zėdhėnėsja e eksperimentit ATLAS, Fabiola Gianotti. Sipas saj, duhet
ende kohė qė tė publikohen rezultatet pėrfundimtare.

"Rezultatet janė preliminare... Fjala ėshtė pėr njė grimcė tė re. E
dimė se duhet tė jetė bozon - mė i rėndi qė ėshtė gjetur ndonjėherė”, ka
thėnė zėdhėnėsi i eksperimentit CMS, Joseph Incandela. “Implikimet janė
shumė tė rėndėsishme, prandaj duhet me kujdes t’i analizojmė dhe
vėrtetojmė rezultatet".

"Ėshtė vėshtirė tė mos ngacmohesh nga kėto rezultate”, ka thėnė
drejtori i hulumtimeve nė CERN, Sergio Bertolucci. “Vitin e kaluar kemi
thėnė se mė 2012 do tė gjejmė grimcėn e ngjashme me bozonin e Higgsit,
apo se do tė vėrtetojmė mundėsinė e ekzistencės. Me gjithė kujdesin, mė
duket se gjendemi nė njė udhėkryq: grimca e re qė ėshtė hasur tregon
rrugėn e ardhshme drejtė kuptimit tė detajuar tė asaj qė ne shohim tek
tė dhėnat”.

Rezultatet u prezantuara sot janė cilėsuar si preliminare. Ato janė
tė bazuara nė tė dhėnat e mbledhura gjatė viteve 2011 dhe 2012, ndėrsa
disa tė dhėna nga ky vit janė ende duke u analizuar. Publikimi zyrtar i
rezultateve tė paraqitura sot pritet nė fund tė korrikut, derisa pamja e
detajuar e kėtij fenomeni, e plotėsuar me tė dhėna tė reja, do tė jepet
nė fund tė vitit.

Hapi tjetėr ėshtė pėrcaktimi i saktė i natyrės sė grimcės si dhe i
rėndėsisė sė saj pėr njohjen e universit. A janė veēoritė e saj nė
pėrputhje me atė qė presim nga kėrkimi i gjatė i bozonit tė Higgsit,
pėrbėrėsit tė fundit tė munguar tė modelit standard fizik tė grimcave?
Apo ėshtė diēka tjetėr mė ekzotike?

Modeli standard pėrshkruan grimcat elementare nga tė cilat ėshtė
pėrbėrė gjithė universi i dukshėm, si dhe forcat qė veprojnė mes atyre
grimcave. Megjithatė, materiali i dukshėm paraqet pak mė shumė se 4 pėr
qind tė tėrė masės sė universit. Njė version mė ekzotik i bozonit tė
Higgsit mund tė jap urėn e kuptimit tė 96 pėrqindėshit tjetėr qė nuk
ėshtė zgjidhur ende.

"Kemi arritur nė njė pikė vendimtare nė pėrpjekjen tonė pėr tė
kuptuar ligjet e natyrės", tha Rolf Heuer, drejtor gjeneral nė CERN".
“Zbulimi i grimcave, qė ėshtė nė pėrputhje me bozonin e Higgsit, ėshtė
fillimi i i studimit mė tė plotė qė do tė pėrcaktojė vetitė e grimcave
tė reja dhe ndoshta do tė hedhė dritė mbi rrugėn e zgjidhjes sė
mistereve tjera tė universit tonė".

Kjo grimcė ėshtė pėrmendur nga shkencėtari anglez Peter Higgs. Ajo
ėshtė emėruar si “Grimca e Perėndisė” - sipas titullit tė njė libri tė
Leon Ledermanit. Ky term ka nxitur interesimin e mediave. Shumė
shkencėtarė nuk e pėlqejnė. Lederman ka thėnė se e ka quajtur ashtu
sepse grimcat elementare “zėnė vend qendror nė fizikėn e sotme, sidomos
nė njohjen e strukturės sė masės”. Si arsye tjetėr pėrmendi
mosgatishmėrinė e botuesit pėr ta quajtur librin e tij “Grimca e
mallkuar”.

Njė korrespondent i temave shkencore nė ditoren “Guardian”, e ka propozuar si term “bozoni i shishes sė shampanjės”.

“Fundi i shishes ėshtė nė formėn e grimcės potenciale tė Higgsit dhe
shpesh pėrdoret kėshtu nė ilustrimet e librave. Nuk ėshtė emėr i
turpshėm, por i paharrueshėm dhe ka ndėrlidhje me fizikėn”, ka thėnė ai.

Ndryshe, Higgs ėshtė ateist dhe mu pėr kėtė nuk dėshiron qė ajo tė
quhet “Grimca e Zotit”, sepse ky emėrtim, sipas tij, ofendon njerėzit qė
janė fetarė.

_________________

Mos e merrni pėr dobėsi heshtjen time, se nėse foli nuk do tė mund ta pėrballoni!
avatar
D3M1
Administrator/e
Administrator/e

Gjinija : Male

Numri i postimeve : 20774
Mosha : 29
Viti: : 29/01/1989
Vendbanimi: : Drenice
Aktiviteti :
100 / 100100 / 100

Registration date : 30/07/2009

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi