Kada-Bujupi: “Vetėvendosja” qesharake dhe e papjekur

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Super Kada-Bujupi: “Vetėvendosja” qesharake dhe e papjekur

Mesazh nga Zyma prej Wed Aug 22, 2012 4:42 pm

Anėtarja e kryesisė sė AAK-sė, Donika Kada-Bujupi i ėshtė kundėrpėrgjigjur Lėvizjes Vetėvendosje, drejtuesit e sė cilės njė ditė mė parė, i kėrkuan AAK-sė qė mos tė hyjė nė Qeveri me PDK-nė, ndėrsa ironizuan me Blerim Shalėn, duke thėnė se ai mund tė bėhet vetė pjesė e koalicionit nėse dėshiron, por pa AAK-nė. Deputetja e AAK-sė, i quan kėto deklarata qesharake dhe papjekuri politike nga ana e Vetėvendosjes.

“Aleanca i ka strukturat e veta, e ka kryesinė, kėshillin drejtues, i ka degėt, i ka njerėzit tė cilėt nė takimet e ndryshme marrin vendime pėr veten. Prandaj, njė pėrzierje e tillė ėshtė mė tė vėrtetė qesharake dhe tregon se kėta njerėz nuk kanė pėrvojė politike dhe e kanė humbur rrugėn nė oborr”, tha Kada-Bujupi pėr Radio Kosovėn.

Njė ditė mė parė Glauk Konjufca nga Lėvizja “Vetėvendosje” i ka konsideruar politikisht korrekte pėrzierjet nė njė subjekt tjetėr politik.

“Ne merremi me tė gjithė, sepse ne jemi kėtu nė Kosovė dhe subjektet politike i takojnė Kosovės, kurse vendimet iu takojnė atyre”, ka thėnė Konjufca njė ditė mė parė nė njė konferencė pėr media.

Deklaratat e Konjufcės ėshtė plotėsuar nga nėnkryetari i “Vetėvendosjes”, Shpend Ahmeti.

”Ēka do qė mund tė bėjmė qė ta shtojmė presionin publik ndaj partive tjera pėr tė mos u bėrė pjesė e valles, ne do ta bėjmė”, tha ai.

Anėtarja e kryesisė sė AAK-sė, Donika Kada-Bujupi, u jep pėrgjigje kėtyre deklaratave. Ajo thotė se udhėheqėsit e “Vetėvendosjes” kanė nevojė pėr ligjėrata patriotike, sepse shumica prej tyre kanė ikur nga Kosova nė kohėn e luftės, teksa pėr udhėheqėsit e AAK-sė thonė se janė pikėrisht kėta njerėz qė kanė dėshmuar se dinė t’i dalin zot vendit.

“Ėshtė lehtė tė jesh komandant pas betejės. Ne e dimė qė Aleanca ėshtė dėshmuar me kohė, vijat e saj i ka mbajtur ēdo herė dhe nuk kemi nevojė pėr leksione patriotike”, tha ajo.

AAK-ja ka disa ditė qė zyrtarė tė kėsaj partie dalin me deklarata tė ndryshme sa i pėrket hyrjes nė koalicion qeveritar me PDK-nė.

Kada-Bujupi thotė se nė momentin kur kjo do tė jetė temė pėr t’u biseduar, do tė diskutohet brenda strukturave vendimmarrėse tė partisė, por kjo do tė ndodhė atėherė kur tė kthehet lideri i AAK-sė, Ramush Haradinaj.


_________________
Ndonjėherė tė mungon aq shumė dikush, sa do donim ta nxirrnim nga ėndrrat vetėm pėr ta pėrqafuar...

Zyma
Administrator/e
Administrator/e

Gjinija : Male

Numri i postimeve : 14562
Mosha : 33
Viti: : 14/09/1983
Vendbanimi: : Istog-Shqiperia e madhe
Aktiviteti :
100 / 100100 / 100

Registration date : 25/06/2009

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi