Nga dhuna ndėretnike nė Kenia, 48 viktima

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Super Nga dhuna ndėretnike nė Kenia, 48 viktima

Mesazh nga Zyma prej Wed Aug 22, 2012 4:45 pm

Te paktėn 48 persona janė vrarė nė pėrleshjet ndėretnike nė jug-lindje tė Kenias. Lajmin e ka bėrė tė ditur policia lokale.

Pėrleshjet nė rajonin e Lumit Tana kanė ndodhur vonė gjatė sė martės, mes grupeve Orma dhe Pokomo, ka njoftuar shefi i policisė lokale.

Shumica e tė vdekurve janė gra dhe fėmijė, pjesa dėrrmuese tė e tė cilėve janė rrahur pėr vdekje me shkopinj, ka bėrė me dije zyrtari.

Pėrleshja nė fjalė ėshtė incidenti mė i rėndė i ndodhur qė kur aktet e dhunės tronditėn vendin pas zgjedhjeve tė debatueshme katėr vjet mė parė.

Oficeri Joseph Kitur ka deklaruar pėr agjencinė e lajmeve “AFP” se personat e vrarė janė rrahur deri nė vdekje ose janė djegur tė gjallė kur kasolleve tė tyre u ėshtė vėnė zjarri, transmeton Top Channel.

Sulmet mendohet tė jenė pėrshkallėzuar nga njė debat mbi tė drejtat pėr kontrollin e bagėtive. Mes viktimave janė 31 gra, 11 fėmijė dhe gjashtė burra, ndėrkohė qė ende nuk dihet nėse lidhur me ngjarjen e rėndė ka pasur tė arrestuar.

Oficeri Kitur ka thėnė mė tej se nga hetimet ka rezultuar se sulmi barbar ėshtė kryer nga Pokomot ndaj Ormave. Ndėrkohė, Danson Mungatana, deputet i zonės, ka thėnė se vrasjet e sė martės janė tė fundit e njė gjakderdhjeje tė gjatė qė ka nisur mė parė nga pėrplasja pėr bagėtinė.


_________________
Ndonjėherė tė mungon aq shumė dikush, sa do donim ta nxirrnim nga ėndrrat vetėm pėr ta pėrqafuar...

Zyma
Administrator/e
Administrator/e

Gjinija : Male

Numri i postimeve : 14562
Mosha : 33
Viti: : 14/09/1983
Vendbanimi: : Istog-Shqiperia e madhe
Aktiviteti :
100 / 100100 / 100

Registration date : 25/06/2009

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi