Serbia nė ofensivė pėr njė “decentralizim ndryshe”

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Super Serbia nė ofensivė pėr njė “decentralizim ndryshe”

Mesazh nga GentleMan prej Tue Jul 28, 2009 5:01 pm


Serbia planifikon qė nė muajin shtator tė fillojė njė valė tė re pėrpjekjesh diplomatike pėr ta ndryshuar rrjedhėn e decentralizimit nė Kosovė. Beogradi zyrtar shpreson se do tė arrijė t’i bindė shtetet perėndimore tė heqin dorė nga decentralizimi – sipas modelit tė Ahtisaarit – dhe me presion ndėrkombėtar mbi Prishtinėn zyrtare tė imponojnė njė decentralizim, ku nė vendbanimet serbe brenda territorit tė vendit “nuk do tė vinte era shtet i Kosovės”.
Njė fushatė tė tillė e ka paralajmėruar tė martėn edhe sekretari shtetėror nė tė ashtuquajturėn Ministri pėr Kosovėn nė Qeverinė e Serbisė, Olliver Ivanoviq. Ai ka thėnė se Serbia do tė nisė me pėrpjekje tė reja diplomatike pėr t’ia “shpjeguar Evropės dhe botės problemin e decentralizimit nė Kosovė”.

Sipas Ivanoviqit, forma tė cilėn e ka ofruar ish-kryenegociatori pėr statusin e Kosovės, Martti Ahtisaari, ėshtė e papranueshme – ngase sipas tij – duhet gjetur njė model qė do t’i kėnaqte edhe serbėt.

“Duhet gjetur njė formė tjetėr, qė do tė krijonte pak a shumė tė njėjtėn gjė – formimin e komunave tė reja, ndoshta edhe ndryshime nė integrim – mirėpo, e tėra duhet tė zhvillohet brenda njė pakoje neutrale karshi statusit (tė Kosovės) pasi qė Qeveria e Serbisė dhe serbėt nuk do tė pranojnė asgjė qė ka tė bėjė me prefiksin – e pavarur, ose Republika e Kosovės”, ka thėnė ai.

Sidoqoftė, zyrtarėt mė tė lartė tė vendit kanė pėrsėritur qėndrimin se janė tė gatshėm tė implementojnė decentralizimin nė Kosovės, por vetėm sipas pakos sė Ahtisaarit. Kryetari Kuvendit tė Kosovės, Jakup Krasniqi ka thėnė tė martėn se qėndrimi i Kuvendit tė Kosovės, sa i pėrket procesit tė decentralizimit, ėshtė respektimi i Kushtetutės sė Kosovės.

Sė fundi, liderė serbė nė Kosovė dhe nė Beograd vazhdimisht po iu bėjnė thirrje qytetarėve serbė nė Kosovė qė tė mos dalin nė zgjedhje, duke e kushtėzuar kėtė pjesėmarrjen me zbatimin e decentralizimit. Ndėrkaq, ministri i Pushtetit Lokal, Sadri Ferati, ditė mė parė ka thėnė se nuk bėn tė ndėrlidhen dhe tė kushtėzohen kėto dy ēėshtje. Sipas Feratit - nuk duhet tė lidhet procesi i decentralizimit vetėm me ditėn e mbajtjes sė zgjedhjeve. “Por mundėsia e tyre qė tė kenė komuna, qė tė kenė integrim, mund tė ndodhė edhe me 15 nėntor”, ėshtė shprehur ai

_________________
Femna o Si Biciklla i hyp gjithkush ama dikuj i jet ndor :)  :)
Rregullorja e Staffit  / Rregullorja e Forumit / Rregullorja e Prezantimit

GentleMan
The Legend“s
Web-Master
The Legend“sWeb-Master

Gjinija : Male

Numri i postimeve : 11999
Mosha : 29
Viti: : 02/03/1987
Vendbanimi: : Ne Zemer tende :) :)
Aktiviteti :
100 / 100100 / 100

Registration date : 26/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://www.besa-bese.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi