PD-AAK nėnshkruajnė Memorandum Bashkėpunimi

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Super PD-AAK nėnshkruajnė Memorandum Bashkėpunimi

Mesazh nga GentleMan prej Fri Aug 07, 2009 10:32 am


Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės dhe Partia Demokratike e Shqipėrisė nė nivel tė kryetarėve tė partive kanė nėnshkruar Memorandumin e Bashkėpunimit si parti tė qendrės sė djathtė tė tė dy vendeve.
Kryetari i Aleancės pėr Ardhmėrinė e Kosovės dhe ish-kryeministri i Kosovės, Ramush Haradinaj, me bashkėpunėtorė u prit tė enjten nga kryeministri i Republikės sė Shqipėrisė, Sali Bersiha. Gjatė takimit me kryeministrin Berisha, Haradinaj e njoftoi atė me zhvillimet e pėrgjithshme nė Kosovė, gjendjen politike, situatėn ekonomike dhe interesat e pėrbashkėta tė qytetarėve tė Kosovės dhe Shqipėrisė.

Haradinaj – siē thuhet nė njė komunikatė tė AAK-sė – shprehu bindjen e thellė tė tij dhe tė Aleancės pėr Ardhmėrinė e Kosovės se Shqipėria do tė vazhdojė rrugėn e saj tė zhvillimit tė gjithmbarshėm, rritjen ekonomike dhe integrimet evropiane gjatė viteve tė mandatit tė ri tė kryeministrit Berisha.

Duke folur pėr periudhėn e tashme nė prag tė procesit pėr zgjedhjet lokale tė 15 nėntorit 2009 nė Kosovė, Haradinaj shpjegoi pėrgatitjet qė janė duke u bėrė nė nivel tė pėrgjithshėm pėr kėtė proces tė rėndėsishėm tė vendit. “Ai po ashtu informoi kryeministrin Berisha me pėrgatitjet qė po bėn AAK-ja pėr tė fituar zgjedhjet lokale tė kėtij viti”, thuhet mė tej nė komunikatė.

Kryeministri Berisha ndėrkaq, siē thuhet mė tej, shprehu mirėnjohjen e tij pėr angazhimin e Haradinajt dhe AAK-sė nė bashkėpunimin brenda spektrit politik kosovar dhe mbarė-shqiptar. “Ai vlerėsoi lart rolin dhe kontributin e z. Haradinaj dhe AAK-sė nė rrugėn e Kosovės drejt tė pavarėsisė dhe integrimeve ndėrkombėtare”.

Kjo ėshtė vizita e dytė zyrtare e kryetarit tė AAK-sė nė Tiranė, pas zgjedhjeve tė fundit parlamentare tė Shqipėrisė. Gjatė kėsaj vizite, Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės dhe Partia Demokratike e Shqipėrisė, nė nivel tė kryetarėve, pėrkatėsisht Ramush Haradinaj dhe Sali Berisha, kanė nėnshkruar Memorandumin e Bashkėpunimit, nė bazė tė orientimit tė pėrbashkėt programor tė pėrkatėsisė nė familjen politike tė qendrės sė djathtė tė tė dy vendeve

_________________
Femna o Si Biciklla i hyp gjithkush ama dikuj i jet ndor :)  :)
Rregullorja e Staffit  / Rregullorja e Forumit / Rregullorja e Prezantimit

GentleMan
The Legend“s
Web-Master
The Legend“sWeb-Master

Gjinija : Male

Numri i postimeve : 11999
Mosha : 29
Viti: : 02/03/1987
Vendbanimi: : Ne Zemer tende :) :)
Aktiviteti :
100 / 100100 / 100

Registration date : 26/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://www.besa-bese.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi