MSH rrit nivelin e mbikėqyrjes sė institucioneve private

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Super MSH rrit nivelin e mbikėqyrjes sė institucioneve private

Mesazh nga GentleMan prej Mon Aug 17, 2009 12:42 pm


Divizioni i Praksės Private i Ministrisė sė Shėndetėsisė ka kryer kėto ditė njė revizion tė shpejt tė dokumentacionit tė institucioneve publike shėndetėsore (IPSH) tė licencuara nga ana e Bordit pėr licencim tė IPSH-sė, me tė cilin ka konstatuar numrin e saktė tė IPSH-ve tė licencuara, llojet e tyre, shėrbimet qė ofrohen dhe numrin e profesionistėve shėndetėsorė qė punojnė nė kėto institucione.
Nga rishqyrtimi i dosjeve tė 777 IPSH, siē bėhet e ditur nė njė komunikatė tė Ministrisė sė Shėndetėsisė, ėshtė konstatuar se nė 48 qendra diagnostike terapeutike tė licencuara, janė tė punėsuar 403 profesionistė shėndetėsorė, nė 12 spitale private tė licencuara, janė tė punėsuar 343 profesionistė shėndetėsorė dhe nė 717 IPSH tė tjera (ambulanca shėndetėsore, ambulanca specialistike dhe laboratoriume biokimike-mjekėsore), janė tė punėsuar 1.516 profesionistė shėndetėsorė.

Shumica prej tyre, siē shpjegohet nė komunikatė, nė tė njėjtėn kohė, janė tė punėsuar edhe nė institucione publike shėndetėsore.

Ky revizion i dosjeve bėhet nė kohėn kur ka ankesa nga inspektoratet gjegjėse tė MSH-sė, se punonjės shėndetėsorė kryejnė shėrbime nė mė shumė se njė institucion privat, qė ėshtė nė kundėrshtim me ligjin, pasi aktualisht, ai lejon qė njė punonjės shėndetėsor i pėrfshirė nė dy sektorėt, (publik dhe privat), tė punojė 8 orė nė sektorin publik dhe 4 orė nė sektorin privat.

“Duke qenė se Divizioni i Praksės Private i MSH ka informata se disa nga IPSH tė licencuara, shfrytėzojnė staf jashtė licencės dhe konsiderohet e jashtėligjshme ēdo veprimtari e kėtyre profesionistėve shėndetėsorė, sikur qė ėshtė i jashtėligjshėm edhe secili shėrbim i palicencuar, Bordi pėr licencim tė IPSH-sė do tė jetė shumė i kujdesshėm qė tė marrė parasysh ēdo veprim tė tillė dhe kjo mund tė ju kushtojė disa IPSH-ve me revokim tė licencės, nėse ato nuk pėrfillin rregullat”, thuhet nė komunikatė.

Nė kėtė aspekt, siē bėhet e ditur pėr opinion, ditėve dhe javėve qė vijnė, Inspektorati Shėndetėsor do tė ngre nivelin e inspektimeve nė institucionet private shėndetėsore pėr tė parė sa i pėrmbahen orarit tė punės kėto institucione, a ofrojnė shėrbime tė palicencuara dhe do tė inspektohet pėr tė parė se spitalet e licencuara, a ofrojnė shėrbime 24 orėshe sikur kėrkohet nė rastin e aplikimit tė tyre pėr licencė dhe marrjen e saj.

Nė ndėrkohė, Ministria e Shėndetėsisė thekson se qėllimi i inspektimeve nuk do tė jetė ndėshkimi i dikujt, por mbajtja nėn kontroll e veprimtarisė private nė shėndetėsinė kosovare dhe nxitja e arritjes sė standardeve mė tė larta nė kėto institucione, ashtu qė sektori privat tė jetė konkurrent me sektorin publik, dhe kėto dy sisteme tė bashkėpunojnė brenda Ligjit pėr partneritetin publiko-privat.

MSH ka konstatuar, pa dyshim, gjatė kėsaj periudhe kohore pėrparime evidente nė fushėn e pėrmirėsimit tė cilėsisė sė shėrbimeve shėndetėsore qė ofrojnė institucionet private shėndetėsore tė licencuara, por, janė vėrejtur edhe parregullsi tė cilat pėrveē qė janė tė ndikuara nga faktori njeri, kanė tė bėjnė edhe me ēėshtje jo mirė tė definuara nė legjislacionin aktual, ēka krijon mundėsi pėr interpretime tė ndryshme.

Nė kėtė kuadėr, Ligji i ri pėr Shėndetėsinė, tė cilin e ka hartuar MSH dhe i cili pritet tė kalojė shpejt nė Kuvendin e Kosovės, do tė definojė shumė ēėshtje qė tash marrin interpretime tė ndryshme, pėrfundon komunikata

_________________
Femna o Si Biciklla i hyp gjithkush ama dikuj i jet ndor :)  :)
Rregullorja e Staffit  / Rregullorja e Forumit / Rregullorja e Prezantimit

GentleMan
The Legend“s
Web-Master
The Legend“sWeb-Master

Gjinija : Male

Numri i postimeve : 11999
Mosha : 29
Viti: : 02/03/1987
Vendbanimi: : Ne Zemer tende :) :)
Aktiviteti :
100 / 100100 / 100

Registration date : 26/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://www.besa-bese.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi