Kermabon kėrkon takim me liderėt kosovarė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Super Kermabon kėrkon takim me liderėt kosovarė

Mesazh nga GentleMan prej Wed Aug 19, 2009 8:50 am


Kreu i Misionit Evropian pėr Sundim tė Ligjit nė Kosovė, Yves de Kermabon ka kėrkuar njė takim urgjent me presidentin dhe kryeministrin, pas reagimeve tė kėtyre tė fundit lidhur me nėnshkrimin e njė protokolli bashkėpunimi ndėrmjet EULEX-it dhe Serbisė.
I sapokthyer nga pushimet, Kermabon ka lėshuar njė deklaratė nė tė cilėn thotė se ka pasur njė mori keqkuptimesh dhe keqinterpretimesh lidhur me ēėshtjen e Protokollit pėr Bashkėpunim Policor qė pritet tė nėnshkruhet ndėrmjet EULEX-it dhe Ministrisė sė Punėve tė Brendshme tė Serbisė.

Ai sqaron se EULEX-i nuk ka nėnshkruar dhe nuk mund tė nėnshkruajė ēfarėdo lloj protokolli nė emėr tė Kosovės, por si mision teknik pėr sundimin e ligjit, thotė Kermabon, EULEX-i mund tė nėnshkruajė protokolle vetėm nė emėr tė tij dhe pėr ēėshtjet qė lidhen me sundimin e ligjit, sipas pajtimit tė arritur nga 27 vendet anėtare tė BE-sė.

Shefi i EULEX-it thotė se nėnshkrimi i marrėveshjeve pėr bashkėpunim me ministritė pėrkatėse tė rajonit nuk ėshtė e pazakontė, pasi marrėveshje tė ngjashme janė nėnshkruar edhe mė Maqedoninė, Malin e Zi dhe Shqipėrinė.

Shefi i misionit evropian thekson se nėnshkrimi i marrėveshjeve pėr bashkėpunim me ministritė pėrkatėse tė rajonit nuk ėshtė e pazakontė, pasi marrėveshje tė ngjashme janė nėnshkruar edhe mė Maqedoninė, Malin e Zi dhe Shqipėrinė.

“Krimi i organizuar, kontrabanda dhe trafikimi me qenie njerėzore, drogat dhe armėt, tė gjitha paraqesin krime serioze tė cilat mund tė zgjidhen vetėm pėrmes bashkėpunimit rajonal. Nė mėnyrė qė kriminelėt tė sillen pėrpara drejtėsisė nevojitet tė ketė paraqitje dhe shkėmbim tė provave nė rajon, ndėrsa pėr ta mundėsuar kėtė nevojitet krijimi i mekanizmave”, thuhet nė deklaratėn e Kermabon.

Sipas tij, autoritetet e Kosovės kanė qenė tė informuara pėr tė gjitha bisedimet qė janė zhvilluar ndėrmjet EULEX-it dhe zyrtarėve nė Beograd si dhe do tė vazhdojnė tė jetė njoftuara pėr tė gjitha hollėsitė.

Por udhėheqėsit kosovarė kanė thėnė se EULEX-i nuk mund tė nėnshkruajė asnjė marrėveshje me Serbinė nė emėr tė Kosovės dhe pa praninė e Prishtinės, duke nėnvizuar se roli i kėtij misioni ėshtė mbėshtetja dhe mbikėqyrja e institucioneve tė vendit e jo zėvendėsimi i tyre.

Ndėrkohė ministri i Brendshėm serb, Ivica Daēiq, ka deklaruar se teksti i protokollit pėr bashkėpunim policor nė mes tė EULEX-it dhe Serbisė ėshtė afėr pėrfundimit dhe se sė shpejti do tė nėnshkruhet nga palėt.

Sipas tij, nėnshkrimi i kėtij protokolli do tė bėhet mbi bazėn e rezolutės 1244 tė OKB-sė (e cila nuk e njeh pavarėsinė e Kosovės) dhe ai ėshtė i rėndėsishėm pėr paqen dhe stabilitetin nė Kosovė e nė pjesė tė tjera tė Serbisė. Ministri Daēiq ka theksuar se shqiptarėt kanė shprehur pakėnaqėsinė e tyre, meqė nuk do tė jenė palė nėnshkruese tė protokollit

_________________
Femna o Si Biciklla i hyp gjithkush ama dikuj i jet ndor :)  :)
Rregullorja e Staffit  / Rregullorja e Forumit / Rregullorja e Prezantimit

GentleMan
The Legend“s
Web-Master
The Legend“sWeb-Master

Gjinija : Male

Numri i postimeve : 11999
Mosha : 29
Viti: : 02/03/1987
Vendbanimi: : Ne Zemer tende :) :)
Aktiviteti :
100 / 100100 / 100

Registration date : 26/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://www.besa-bese.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi