Demonstruesit: Kosova nė BE, jo nėn BE

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Super Demonstruesit: Kosova nė BE, jo nėn BE

Mesazh nga GentleMan prej Mon Sep 14, 2009 11:58 am


“Serbisė viza pėr udhėtim, Hashimit udhėrrėfyes pėr nėnshtrim”,
“Bac u kry – e shitėn Kosovėn”, “Jakup Krasniqi, zėdhėnės i UĒK-sė mė
1999, zėdhėnės i EULEX mė 2009”, “Kosova nė BE, jo nėn BE”, “Jo
EULEX-it”, “BAC u KRYmb”, janė vetėm disa nga parullat qė janė
shpalosur tė hėnėn nga protestuesit gjatė demonstratės sė organizuar
nga rrjeti i 20 organizatave joqeveritare tė Kosovės pėr tė
kundėrshtuar nėnshkrimin e protokollit EULEX-Serbi.

Demonstrata e filluar para Bibliotekės Kombėtare dhe Universitare tė
Kosovės, nė Prishtinė, ka mbledhur njė numėr jo shumė tė madh tė
qytetarėve – ndėrsa vazhdon me njė marshim tė demonstruesve para
institucioneve tė vendit, pėr tė pėrfunduar mė pastaj para selisė
qendrore tė EULEX-it.

Visar Imeri nga Lėvizja “Vetėvendosje”, nė fjalėn e mbajtur para
BKUK-sė, tha se nėnshkrimi i protokollit pėr bashkėpunim policor
EULEX-Serbi, i jep qasje Beogradit nė dokumentet dhe dosjet e Policisė
sė Kosovės, ndėrsa e kundėrta nuk vlen edhe pėr Beogradin.

Ai po ashtu ka kritikuar edhe nėnshkrimin e protokolleve tė tjera qė
janė paralajmėruar nė fushėn e dogave dhe tė gjyqėsisė, duke vlerėsuar
se nė kėtė mėnyrė Kosovės jo vetėm qė i mohohet pavarėsia, por edhe i
pamundėsohet qė edhe nė tė ardhmen ta ushtrojė atė.

Organizatorėt e demonstratės kanė akuzuar krerėt e institucioneve
shtetėrore tė vendit, tė cilėt sipas tyre, nuk punojnė pėr Kosovėn dhe
popullin e saj, por pėr interesa tė veta.

_________________
Femna o Si Biciklla i hyp gjithkush ama dikuj i jet ndor :)  :)
Rregullorja e Staffit  / Rregullorja e Forumit / Rregullorja e Prezantimit

GentleMan
The Legend“s
Web-Master
The Legend“sWeb-Master

Gjinija : Male

Numri i postimeve : 11999
Mosha : 29
Viti: : 02/03/1987
Vendbanimi: : Ne Zemer tende :) :)
Aktiviteti :
100 / 100100 / 100

Registration date : 26/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://www.besa-bese.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi