Zyrtarėt e Kosovės po pasurohen brenda natės

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Super Zyrtarėt e Kosovės po pasurohen brenda natės

Mesazh nga GentleMan prej Sun Sep 20, 2009 10:02 pm

Sipas Agjencisė Kosovare Kundėr Korrupsionit, ndėr
institucionet mė tė korruptuara nė Kosovė janė: Pushteti qendror,
pushteti lokal dhe ndėrmarrjet publike. Ndėrsa, nė rend tė parė
radhitet gjyqėsori.
Nė njė prononcim pėr Radion Deutsche
Welle, shefi i kėsaj agjencie Hasan Preteni ka shpjeguar se, fakti se
korrupsioni nė Kosovė nuk lajmėrohet nė masėn e duhur, edhe mė pak
hetohet, kurse nuk gjykohet fare, pėrbėn pengesėn mė tė madhe pėr
luftimin e kėsaj dukurie...

Agjensia Kosovare Kundėr Korrupsionit ėshtė themeluar nė korrik tė
vitit 2006, me qėllim tė parandalimit dhe luftimit tė kėtij fenomeni.
Kjo agjenci ndėr tė tjera, ka pėrgjegjėsinė tė pėrcjellė tek Prokuroria
Publike e Kosovės informatat pėr shkelje tė mundshme korrupsioni, qė e
njėjta tė iniciojė procedurė tė mėtutjeshme penale si dhe zhvillon
hetime administrative lidhur me akuzat e supozuara pėr korrupsion nė
ato raste kur nuk iniciohet procedurė penale.

Mirėpo, procedura ngec pikėrisht tek gjyqėsori, sepse sipas Pretenit,
“gjyqėsori nė Kosovė nuk merret me trajtimin e ēėshtjeve siē ėshtė
korrupsioni”.

“Dhe, kėtė e them me pėrgjegjėsi tė plotė, sepse agjencia deri mė tani
ka pėrcjellė mė shumė se 150 informata pėr veprime tė mundshme
korruptive. Mirėpo, edhe me kėtė korrupsion tė pranueshėm nė masė
shqetėsuese, asnjė peshk i madh ende nuk ėshtė arrestuar pėr veprime tė
korrupsionit”, ka thėnė ai.

Si rrjedhojė, ka shpjeguar ai, shumica e rasteve tė lajmėruara janė
tėrhequr nga Gjyqėsori i Kosovės dhe janė bartur te Misioni Evropian
pėr Polici dhe Gjyqėsi nė Kosovė.

Sipas Pretenit, nė krye tė listės sė institucioneve tė korruptuara prin
pushteti qendror, pushteti lokal, ndėrmarrjet publike dhe gjyqėsori i
Kosovės. “Ndėrsa, e them me pėrgjegjėsi se korrupsioni nuk ėshtė i
shtrirė tek Policia e Kosovės. Korrupsioni ėshtė i shtrirė mė lart, ku
edhe buxhetet janė mė tė mėdha. Zyrtarėt po pasurohen brenda natės dhe
pėr kohė tė shkurtėr po krijojnė pasuri tė patundshme marramendėse.
Ndėrsa, qytetarėt e Kosovės kėtė e shohin…”, ka thėnė ai.

Agjencia Kosovare Kundėr Korrupsionit, sė bashku me pėrfaqėsuesit e
institucioneve vendore dhe ndėrkombėtare tė instaluara nė Kosovė, kanė
pėrgatitur Draft Ligjin pėr deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e
pasurisė, Draftligjin pėr parandalimin e konfliktit tė interesit nė
ushtrimin e funksionit publik, Amandamentimin e Ligjit kundėr
korrupsionit si dhe Strategjinė antikorrupsion 2009-20011, dokumente tė
cilat nga qeveria i kanė kaluar pėr miratim Kuvendit tė Kosovės

_________________
Femna o Si Biciklla i hyp gjithkush ama dikuj i jet ndor :)  :)
Rregullorja e Staffit  / Rregullorja e Forumit / Rregullorja e Prezantimit

GentleMan
The Legend“s
Web-Master
The Legend“sWeb-Master

Gjinija : Male

Numri i postimeve : 11999
Mosha : 29
Viti: : 02/03/1987
Vendbanimi: : Ne Zemer tende :) :)
Aktiviteti :
100 / 100100 / 100

Registration date : 26/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://www.besa-bese.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi