Stabilizohet gjendja e nxėnėsve

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Super Stabilizohet gjendja e nxėnėsve

Mesazh nga GentleMan prej Thu Oct 01, 2009 8:39 pm

Situata e nxėnėsve tė sėmurė tė shkollės sė mesme “Hivzi
Sulejmani” nga Fushė Kosova ėshtė stabilizuar dhe askush nuk ėshtė nė
rrezik pėr jetėn.
Mbi 50 nxėnės tė shkollės sė mėsipėrme
aktualisht po trajtohen nė Qendrėn Klinike Universitare nė Prishtinė.
Ata kanė shfaqur simpotma tė ngjashme qė janė pengesa nė frymėmarrje,
dhimbje koke e barku, plogėshti si dhe shenja tė njė reagimi kolektiv
psikologjik.

Lajmi konfirmohet pėr Radion Evropa e Lirė nga drejtori i Qendrės
Klinike Universitare Jusuf Ulaj. Duke folur pėr shkaktarėt e mundshėm
ai tha pėr REL se “nuk kemi shenja tipike tė shfrytėzimit tė njė helmi
tė posaēėm”, por ai shtoi se “po bėhen tė gjitha analizat”.

Tė sėmurėt e parė nė shkollėn Hivzi Sulejmani janė shfaqur pasditen e
djeshme. “19 nxėnės, shumica vajza, janė sėmurur tė mėrkurėn pasdite me
simptoma tė njėjta, pengesa nė frymėmarrje, dhimbje koke dhe
plogėshti", njoftoi sot Ministria e Arsimit. Kjo e fundit nė njė
komunikatė thekson se rasti po hetohet nga Policia e Kosovės.

Instituti Shėndetėsor ka marrė mostrat e nxėnėsve tė sėmurė pėr
analiza. Ministria e Arsimit kėrkon tė mos krijohet panik deri nė
dhėnien e rezultateve nga organet kompetente.
Po ashtu edhe ministri i Shėndetėsisė, Alush Gashi, ka vizituar
nxėnėsit e sėmurė dhe ka kėrkuar tė mos bėhet panik. Ai tha se ėshtė
ngritur njė kėshill i mjekėve tė cilėt do analizojnė situatėn dhe do tė
arrijnė nė konstatimin se pėr ēfarė ėshtė fjala.
Gashi ka theksuar se analizat toksikologjike do tė dėrgohen dhe jashtė vendit. /REL/
QKUK: Asnjėri nga tė vizituarit nuk ėshtė nė rrezik pėr jetė
Qendrės Klinike Universitare tė Kosovės njofton se tė enjten rreth
orės 14:30, nė QKUK, kanė filluar tė vijnė njė numėr i konsideruar i
rasteve tė shkollės sė mesme “ Hivzi Sylejamni”, nga Fushė Kosova, tė
cilėt kanė kėrkuar ndihmė mjekėsore nė Qendrėn Emergjente dhe nė
Klinikėn Infektive. Deri nė orėn 18:00, pėr ndihmė janė lajmėruar 123
raste.

Ankesat kryesore tė nxėnėsve, ishin: vėshtirėsitė nė frymėmarrje,
marramendje, plogėshti dhe alivanosje. Nė disa raste ėshtė evidentuar
hipotensioni, ekspirium i zgjatur, shtangie e muskujve dhe shqetėsim
psikik dhe motor.

Tė gjithė tė vizituarit janė trajtuar me tretje infuzive ndėrsa te disa
raste janė pėrdorur qetėsues, kurse nė raste tė veēanta janė dhėnė
kortizonikė.

Analizat biokimike janė marrė te njė numėr i konsiderueshėm i rasteve dhe kanė rezultuar se janė nė vlera normale.

Nė dyzet (40) raste janė marrė mostrat e gjakut pėr analiza
toksikologjike. Shumica dėrmuese e kėtyre rasteve, pas ofrimit tė
ndihmės profesionale janė lėshuar nė shtėpi nė gjendje tė mirė
shėndetėsore. Pėr momentin, nė mbikėqyrje tė personelit shėndetėsor tė
QKUK-sė, janė 16 raste.

Asnjėri nga tė vizituarit nuk ėshtė nė rrezik pėr jetė dhe gjendja e
tyre rezulton me parametra stabil. Konsiliumi vlerėson se situata
aktuale ėshtė nėn kontroll dhe nė opinion nuk ka vend pėr panik.
Konsiliumi ėshtė duke pėrcjellė situatėn e krijuar dhe pėr ēdo
informacion shtesė rreth kėtyre rasteve, opinioni do informohet
menjėherė

_________________
Femna o Si Biciklla i hyp gjithkush ama dikuj i jet ndor :)  :)
Rregullorja e Staffit  / Rregullorja e Forumit / Rregullorja e Prezantimit

GentleMan
The Legend“s
Web-Master
The Legend“sWeb-Master

Gjinija : Male

Numri i postimeve : 11999
Mosha : 29
Viti: : 02/03/1987
Vendbanimi: : Ne Zemer tende :) :)
Aktiviteti :
100 / 100100 / 100

Registration date : 26/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://www.besa-bese.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi