Kosova mirėpret vizitėn e presidentit Clinton

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Super Kosova mirėpret vizitėn e presidentit Clinton

Mesazh nga **GrAnD** prej Sun Nov 01, 2009 12:42 pm

Me rastin e vizitės sė presidentit Bill Clinton nė Kosovė, presidenti i Republikės sė Kosovės, Fatmir Sejdiu ka ftuar institucionet dhe qytetarėt e vendit pėr t’i bėrė njė pritje madhėshtore kėtij miku tė madh tė vendit tonė.

“Republikėn e Kosovės nesėr e viziton Presidenti Bill Clinton, njeriu i cili i priu angazhimit mė tė madh humanitar tė botės moderne pėr ta shpėtuar popullin e Kosovės nga zhbėrja fizike. Duke i pasur parasysh meritat e tij tė jashtėzakonshme pėr lirinė dhe pavarėsinė e Kosovės, si president i vendit, ju ftoj qė kėtė tė diel t’i bėjmė njė pritje madhėshtore, ashtu siē na ka hije, Presidentit Clinton”, thuhet nė mesazhin e presidentit Sejdiu.

Sejdiu ka ritheksuar mirėnjohjen e pėrhershme tė popullit tė Kosovės pėr Shtetet e Bashkuara tė Amerikės dhe rolin e tyre tė pazėvendėsueshėm pėr lirinė dhe pavarėsinė e Kosovės.

“Republika e Kosovės do t’u jetė pėrherė mirėnjohėse Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės dhe Presidentit Clinton, i cili, nė ēastet nė tė rėnda tė historisė sonė, udhėhoqi aleancėn e madhe tė vendeve demokratike e liridashėse tė botės pėr ta ndaluar makinerinė gjenocidiale tė Millosheviqit, e cila po e dėbonte popullin e Kosovės nga vatrat e veta, si dhe po i shndėrronte fshatrat e qytetet tona nė tokė tė djegur”, ka vijuar presidenti Sejdiu.

Po ashtu, ai ka theksuar se vizita e presidentit Clinton nė Kosovė, e para pas pavarėsimit tė vendit tonė, ėshtė njė inkurajim i madh pėr institucionet dhe qytetarėt e Republikės sė Kosovės nė udhėn e pakthyeshme tė integrimeve euroatlantike. /Telegrafi/

**GrAnD**
V.I.P
Besa-Bess
V.I.PBesa-Bess

Gjinija : Male

Numri i postimeve : 5817
Mosha : 27
Viti: : 23/07/1989
Vendbanimi: : pc
Aktiviteti :
100 / 100100 / 100

Registration date : 02/06/2008

Shiko profilin e anėtarit http://www.besa-bess.ch

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi