Sejdiu: Beogradi nuk ėshtė pro-evropian

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Super Sejdiu: Beogradi nuk ėshtė pro-evropian

Mesazh nga **GrAnD** prej Fri Nov 06, 2009 5:29 pm

Presidenti i Kosovės, Fatmir Sejdiu i ka bėrė thirrje komunitetit ndėrkombėtar qė tė ushtrojė trysni mbi Beogradin, pėr t'i dhėnė fund mbėshtetjes sė strukturave paralele nė Kosovė, qė sipas tij, nuk janė as nė interesin e vetė qytetarėve serbe.

Nė njė bisedė pėr Zėrin e Amerikės, ai tha se forcave politike nė Serbi tė cilat janė mbėshtetur nga komuniteti ndėrkombėtar, duhet t’u thuhet se veprimet e tyre nuk janė nė pajtim mė kėtė mbėshtetje.

"Unė i kuptoj proceset e mbėshtetjeve qė jepen edhe me aspektin e liberalizimit tė vizave etj. Por, megjithatė, nėse i hyjmė njė analize mė tė thellė, do tė shohim se Beogradi nuk e ka dėshmuar pro evropianizmin e vet dhe pėrkundrazi, ka disa qasje tė tjera pėr tė krijuar paralele se 'kemi dikė pas shpine edhe mė tė fortė qė nė tė do tė mbėshtetemi'. Keni parasysh vizitėn e para disa ditėve tė presidentit tė Federatės Ruse, zotit Medvedev, mesazhet qė ai dha pėr Beogradin. Cilat ishin? Ishin mesazhe joracionale, pėr tė penguar njė lėvizje pozitive, flas, tė tė gjithė vendeve nė kompozicion nė politikat evropiane, nė politikat properėndimore, nė interesin real qė kėto vende duhet tė kenė", ka thwnw Sejdiu.

Presidenti Sejdiu, tha se gjatė dhjetė viteve tė shkuara ka munguar njė qasje mė e vendosur e pranisė civile ndėrkombėtare ndaj gjendjes nė veriun e Kosovės, jo nėpėrmjet forcės, por veprimeve qė tash po bėhen hap pas hapi nga Misioni i Bashkimit Evropian pėr policinė dhe drejtėsinė.

"Unė s'dua tė hedh fajin si tėrėsi nė kuptimin e asaj se domosdo ka rezultuar si pasojė e angazhimit maksimal tė njė faktori qė ka qenė dominant kėtu, sepse janė edhe faje tė tjera do tė thoja. Por, megjithatė, e them se ky proces i inkurajimit, proces, do tė thoja i rikthimit tė qytetarėve nė shtėpitė e veta, proces i bindjes sė tyre tė jetojnė me realitetin, proces i lėnies anash tė veprimeve tė kėqija siē kanė qenė veprimet e strukturave paralele, i rojeve tė urės dhe pjesėve tė tjera, kanė qenė njė tip i tolerancės qė misioni ndėrkombėtarė nė Kosovė e ka bėrė", tha Sejdiu.

Veriu i vendit vazhdon tė jetė skenė e kundėrshtimeve mė tė ashpra ndaj pavarėsisė sė Kosovės, e cila ėshtė njohur deri tash nga 62 vende tė botės. Por ka disa muaj qė nuk ka ndodhur asnjė njohje dhe shumė vėzhgues e lidhin kėtė me ēėshtjen e Gjykatės Ndėrkombėtarė tė Drejtėsisė e cila me njė dhjetor do tė fillojė shytimin e ligjshmėrisė sė pavarėsisė sė Kosovės, njė kėrkesė kjo e shtruar nga Beogradi. Presidenti Sejdiu beson se njohje tė reja do tė ndodhin sė shpejti dhe posaēėrisht pas mendimit tė Gjykatės qė sipas tij do tė jetė nė favor tė Kosovės.

"Atė qė unė e pres, do tė jetė mbėshtetje e vullnetit politik. S'mund tė jetė vendim tjetėr, s'mund tė jetė qėndrim tjetėr i shprehur. Nuk ka fuqi argumentesh qė mund ta rrėzojnė njė lėvizje tė karakterit 'sui generis' nė tė gjitha zhvillimet qė ka pasur Kosova", theksoi ai.

Presidenti Sejdiu tha se Kosova tash ndodhet edhe para njė procesi tė rėndėsishėm atė tė zgjedhjeve qė sipas tij janė me peshė tė madhe pėr tė shprehur pjekurinė shtetėrore dhe kulturėn politike tė vendit. Duke u bėrė thirrje tė gjithė qytetarėve e posaēėrisht atyre tė komunitetit serb pėr pjesėmarrje nė votime, ai tha se mė e rėndėsishmja ėshtė qė edhe pas zgjedhjeve tė vazhdojė qėndrueshmėria politike nė vend, por pa dashur tė parashikojė nėse do tė ketė ndryshme nė marrėdhėniet politike nė shkallė vendi pas kėtij procesi.

"Unė them se nė kohė sigurisht se do tė ketė analiza tė cilat mund tė sjellin, tė themi, qasjen e re pėr ecje mė dinamike nė zhvillimin e proceseve demokratike nė Kosovė. Dhe e them me tė pran se do tė jetė njė etablim i mirė nė pushtetin lokal, qė realisht mund tė shprehė edhe forcėn politike tė partive politike tė Kosovės", tha presidenti Sejdiu. /VoA/

**GrAnD**
V.I.P
Besa-Bess
V.I.PBesa-Bess

Gjinija : Male

Numri i postimeve : 5817
Mosha : 27
Viti: : 23/07/1989
Vendbanimi: : pc
Aktiviteti :
100 / 100100 / 100

Registration date : 02/06/2008

Shiko profilin e anėtarit http://www.besa-bess.ch

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi