Shqyrtohen rastet e sjelljeve tė gjyqtarėve dhe prokurorėve

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Super Shqyrtohen rastet e sjelljeve tė gjyqtarėve dhe prokurorėve

Mesazh nga **GrAnD** prej Fri Nov 06, 2009 5:31 pm

Kėshilli Gjyqėsor i Kosovės pritet tė shqiptojė masa dėnimi pėr prokurorė dhe gjyqtarė tė Kosovės, tė cilėt janė raportuar nga Zyra e Prokurorit Disiplinore, si tė dyshuar pėr sjellje tė pahijshme. Ndėr sjellje mė tė rėnda hyn edhe veprimi i korrupsionit.

Koordinatori i hetimeve gjyqėsore nė Zyrėn e Prokurorit Disiplinor, Kadri Begolli tha pėr Radio Kosovėn se fatkeqėsisht korrupsioni ėshtė i pėrhapur edhe nė sistemin e gjyqėsorit dhe zyra e tij tashmė ka iniciuar disa masa hetimore.

Begolli thotė se qytetarėt mund tė paraqesin ēdo veprim tė pahijshėm qė bėjnė zyrtarėt gjyqėsorė. Ai shpjegon se sjellja e pahijshme e zyrtarėve gjyqėsorė ėshtė shumė mė e dėmshme se veprimi korruptiv.

Edhe Agjencia Kosovare kundėr korrupsionit ka identifikuar dhe ka proceduar disa raste tė dyshuara pėr pėrfshirjen e zyrtarėve gjyqėsorė nė korrupsion.

Drejtori i Departamentit tė hetimeve nė kėtė agjenci, Mentor Borovci thotė se pėrhapja e korrupsionit nė gjyqėsor ėshtė mjaft shqetėsuese. Borovci thotė se ėshtė ngritur vetėdija e qytetarėve pėr paraqitjen e rasteve korruptive.

Ai thotė se agjencia ėshtė e mbingarkuar me informata qė ėshtė edhe vėshtirė tė trajtohen.

Studime tė ndryshme nė Kosovė dhe studime tė huaja nė vazhdimėsi kanė treguar se sistemi gjyqėsor nė Kosovė ėshtė mė i korruptuari. Ndėrsa ky sistem ėshtė mekanizmi kryesor qė duhet ta luftojė dukurinė e korrupsionit.

EULEX-i ka bėrė tė ditur se tashmė po zhvillon hetime pėr disa raste korruptive, ku thuhet se janė pėrfshirė zyrtarė tė lartė. /RTK

**GrAnD**
V.I.P
Besa-Bess
V.I.PBesa-Bess

Gjinija : Male

Numri i postimeve : 5817
Mosha : 27
Viti: : 23/07/1989
Vendbanimi: : pc
Aktiviteti :
100 / 100100 / 100

Registration date : 02/06/2008

Shiko profilin e anėtarit http://www.besa-bess.ch

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi