Maqedonia pėr tre muaj me ambasadė nė Kosovė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Super Maqedonia pėr tre muaj me ambasadė nė Kosovė

Mesazh nga **GrAnD** prej Fri Nov 06, 2009 5:34 pm

Pėr mė sė shumti tre muaj, zyra ndėrlidhėse e Maqedonisė nė Prishtinė do tė shndėrrohet nė ambasadė tė Maqedonisė, paralajmėroi tė premten ministri i Punėve tė Jashtme tė Maqedonisė, Antonio Milloshoski, pas takimit qė zhvilloi nė Shkup me kolegun e tij kosovar, Skender Hyseni.

“Procedurat kosovare pėr hapje tė ambasadės janė paksa mė tė komplikuara, por pas vendimit tė Qeverisė sė Republikės sė Maqedonisė do tė ngrihet procedura pėr hapjen e ambasadės sė parė tė shtetit nė Prishtinė, dhe pėr emėrimin e ambasadorit tė parė tė Maqedonisė nė Kosovė”, deklaroi Milloshoski.

Nė takimin e tyre nė Shkup, tė dy ministrat dakorduan bashkėpunim tė mėtejshėm mes tė dy shteteve nė sferėn e energjetikės, bashkėpunimit policor, si dhe nė sferėn e mbrojtjes dhe sektorė tjerė.

Po ashtu u bė e ditur se nė periudhėn e ardhshme pritet realizimi edhe i marrėveshjes bilaterale nė planin ekonomik – pėr ta thelluar kėshtu bashkėpunimin mes dy shteteve.

Ministri Hyseni ėshtė shprehur i kėnaqur nga zhvillimi i bashkėpunimit mes shteteve, dhe siē tha - “Kosova synon pjesėmarrjen nė tė gjitha projektet rajonale pėr bashkėpunim mes fqinjėve, ndėrsa Republika e Maqedonisė me pėrvojėn e saj mund shumė t’i ndihmojė shtetit tė ri”.

“Tė gjitha vendet e rajonit nuk janė tė disponuara qė ta kyēin Kosovėn nė projekte rajonale”, tha ministri Hyseni, duke shfaqur shpresė se edhe Serbia sė shpejti do ta ndryshojė qėndrimin e vet.

Tė dy ministrat theksuan mendimin e pėrbashkėt se thellimi i bashkėpunimit mes Maqedonisė dhe Kosovės mund tė kontribuojė stabilizimit tė rajonit dhe realizimin e qėllimeve tė pėrbashkėta, gjegjėsisht tė proceseve euro-integruese. /Makfaks/Telegrafi/

**GrAnD**
V.I.P
Besa-Bess
V.I.PBesa-Bess

Gjinija : Male

Numri i postimeve : 5817
Mosha : 27
Viti: : 23/07/1989
Vendbanimi: : pc
Aktiviteti :
100 / 100100 / 100

Registration date : 02/06/2008

Shiko profilin e anėtarit http://www.besa-bess.ch

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi