Sulmohet eskorta e Thaēit nė Deēan

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Super Sulmohet eskorta e Thaēit nė Deēan

Mesazh nga GentleMan prej Thu Nov 12, 2009 12:35 pm


bastionin e AAK-sė, nė Deēan, ėshtė sulmuar me gurė eskorta e
kryeministrit Hashim Thaēi, qė kishte shkuar atje pėr tė bėrė fushatė
me PDK-nė. Incidenti ėshtė konfirmuar nga Policia e Kosovės. Sipas
policisė, gjatė nisjes sė eskortės sė Thaēit nė drejtim tė qytetit tė
Gjakovės, njė grup qytetarėsh kanė sulmuar me gurė eskortėn e
kryeministrit, por falė reagimit tė shpejtė tė zyrtareve policorė,
incidenti ėshtė izoluar dhe situata ėshtė vėnė nėn kontroll. Sipas
informacioneve tė policisė dyshohet se nė afėrsi tė jenė dėgjuar tė
shtėna me armė zjarri. Incidenti nė Deēan ka zgjuar reagime tė
menjėhershme. PDK-ja e ka akuzuar drejtpėrdrejt liderin e AAK-sė,
Ramush Haradinaj pėr incidentin. “Tė nxitur dhe tė organizuar
drejtpėrdrejt nga Ramush Haradinaj, duke pėrdorur edhe njerėz tė
inkriminuar dhe tė ikur nga drejtėsia, nė Deēan u provua tė pėrdhoset
dhe tė frikėsohet vota e lirė e qytetarėve.”, thuhet nė reagimin e
partisė sė Thaēit. PDK-ja, gjithashtu nė komunikatė thotė se ia kujton
Ramush Haradinajt se pushteti fitohet me votėn e vullnetit tė lirė e jo
me dhunė e armė. Kurse, partia e Haradinajt, AAK-ja nė njė komunikatė
thotė se zyrtarė tė PDK-sė kanė keqpėrdorur dhe abuzuar nxėnės tė
gjimnazit, me moshė tė mitur dhe kanė pėrdorur dhunė ndaj tyre nė
tubim. Sipas partisė qė ėshtė nė pushtet nė kėtė qytezė, zyrtarė tė
PDK-sė kanė pėrdorur dhunė tė shfrenuar ndaj disa gjimnazistėve
deēanas, nė sallėn ku mbahej tubimi, nė momentin kur ata kanė
brohoritur pėr Aleancėn pėr Ardhmėrinė e Kosovės dhe kryetarin e
partisė, Ramush Haradinaj. Incidenti ėshtė dėnuar edhe nga presidenti
Sejdiu dhe nga Qeveria e Kosovės. Presidenti Sejdiu u ka bėrė sėrish
thirrje partive politike, kandidatėve tė pavarur dhe tė gjithė
qytetarėve tė vendit qė tė sillen nė mėnyrė dinjitoze, tė jenė tė
pėrmbajtur dhe tė vazhdojnė tė tregojnė kulturė politike, sikundėr deri
sot, nė mėnyrė qė zgjedhjet e para pas shpalljes sė pavarėsisė sė
vendit tė kalojnė ashtu siē i ka hije njė vendi tė lirė e demokratik.
Kurse, nė reagimin e Qeverisė thuhet se ekzekutivi fton tė gjithė
nxitėsit e dhunės qė tė ndalojnė kėto sjellje, qė tė kėrkojnė falje dhe
tė sillen si duhet nė frymėn e demokracisė, pėr arritjen e sė cilės
kanė sakrifikuar tė gjithė. Ndaj incidentit nė Deēan kanė reagua edhe
ambasadorėt e vendeve tė ndryshme tė akredituar nė Prishtinė. Nė
Reagimin e ambasadės sė SHBA-sė thuhet se kjo ambasadė e sheh me
shqetėsim raportimet lidhur me incidentet e dhunshme pėrkitazi me
aktivitetet e fushatės nė komunėn e Deēanit. Incidentet e tilla, nėse
konfirmohen, do tė shėmtonin njė sezonė fushate e cila ka qenė nė masė
tė madhe pa dhunė. Dhuna nuk ka vend nė fushata, zgjedhje, apo procesin
demokratik. Pohimet lidhur me dhunėn, tė bėra nga njė parti, assesi nuk
i arsyetojnė pėrgjigjet e dhunshme nga tė tjerėt. Thėrrasim tė gjithė
udhėheqėsit politikė, partitė, dhe aktivistėt, qė tė pėrmbahen nga ēdo
dhunė dhe provokim gjersa fushata tė pėrmbyllet dhe Kosova tė votojė tė
dielėn, me 15 nėntor” pėrfundon deklarata. Ndėrkaq nė reagimin e
ambasadorit tė Britanisė sė Madhe nė Prishtinė, thuhet: “Me shqetėsim
tė madh dėgjuam pėr incidentin nė Deēan qė ndodhi kėtė pasdite. Presim
mbledhjen e fakteve tė plota. Apelojmė te AAK dhe PDK tė tregojnė
pėrmbajtje dhe mos tė lejojnė qė kjo ngjarje fatkeqe tė eskalojė mė
tutje. Deri tani fushata elektorale ka qenė e qetė dhe e udhėhequr nė
frymėn demokratike. Pėr hir tė Kosovės dhe reputacionit tė saj, le tė
vazhdojė ashtu” thuhet nė reagimin e ambasadorit Andy Sparkes.

_________________
Femna o Si Biciklla i hyp gjithkush ama dikuj i jet ndor :)  :)
Rregullorja e Staffit  / Rregullorja e Forumit / Rregullorja e Prezantimit

GentleMan
The Legend“s
Web-Master
The Legend“sWeb-Master

Gjinija : Male

Numri i postimeve : 11999
Mosha : 29
Viti: : 02/03/1987
Vendbanimi: : Ne Zemer tende :) :)
Aktiviteti :
100 / 100100 / 100

Registration date : 26/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://www.besa-bese.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi