170 ankesa nė KZAP

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Super 170 ankesa nė KZAP

Mesazh nga Edita prej Thu Nov 19, 2009 9:14 am

170 ankesa nė KZAP
Komisioni Zgjedhor pėr Ankesa dhe Parashtresa ka pranuar 170 ankesa nga subjektet politike pėr parregullsitė e shfaqura gjatė procesit zgjedhor, prej tė cilave ka shqyrtuar mė se 60 sosh.

Tahir Rrecaj, drejtues i kėtij institucioni, ka bėrė tė ditur pėr Radion Evropa e Lirė, sė tashmė ka filluar shqyrtimi i kėtyre ankesave. “KZAP-i vetėm ka filluar me shqyrtimin e ankesave; nė mbi 60 raste ka marrė vendime meritore, ndėrsa tė tjerat i kemi nė procedurė e sipėr. Presim qė shumė shpejt, brenda javės sė ardhshme, t’i pėrfundojmė tė gjitha ankesat dhe tė marrim vendime pėrkatėse. Ankesat janė nga subjektet e ndryshme politike dhe kundėr subjekteve tė ndryshme”, tha Rrecaj.

Ai tha se pas shqyrtimit, njė numėr i ankesave janė hedhur poshtė, pasi qė nuk kanė pasur bazė ligjore e as dėshmi tė mjaftueshme.

Rrecaj foli edhe rreth kėrkesave tė disa partive politike, qė nė disa komuna tė pėrsėritet votimi, pėr shkak tė, siē thonė ato, keqpėrdorimit tė votave. “Disa nga ato raste do t’i shqyrtojmė qė nė ditėn e nesėrme dhe disa nga to do t’i shqyrtojmė tė hėnėn, do tė marrim vendime pėrkatėse. Nėse konstatojmė se ka parregullsi dhe shkelje tė tilla, tė cilat ndikojnė drejtpėrdrejt nė certifikimin e rezultateve tė zgjedhjeve, ekziston edhe mundėsia ligjore qė tė anulohen, por paraprakisht nuk prejudikoj se a do t’i anulojmė zgjedhjet dhe se nė ēfarė mėnyre do t’i vendosim ēėshtjet”, u shpreh Rrecaj.

Kryetarja e Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve, Nesrin Lushta ka thėnė ndėrkaq, se pėrgatitjet pėr organizimin e zgjedhjeve nė komunat, ku kandidatėt garues kanė shkuar nė balotazh, do tė fillojė pas qė Komisioni Zgjedhor pėr Ankesa dhe Parashtresa t’i shqyrtojė ankesat e partive politike.

Ajo konfirmoi 13 dhjetorin si datė kur qytetarėt e disa komunave do t’u drejtohen sėrish kutive tė votimit.

Raundi i dytė i zgjedhjeve lokale do tė zhvillohet nė 20 komuna tė Kosovės, pėrderisa nė 16 tė tjerat kandidatėt kanė fituar shumicėn e nevojshme qė nė raundin e parė.

Edita
Legend“s
Besa-Bess
Legend“sBesa-Bess

Gjinija : Female

Numri i postimeve : 8066
Mosha : 28
Viti: : 03/04/1988
Vendbanimi: : PC
Aktiviteti :
100 / 100100 / 100

Registration date : 09/11/2008

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi