AAK: PDK vodhi vulėn e KKZ-sė nė Vushtrri dhe falsifikoi votat

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Super AAK: PDK vodhi vulėn e KKZ-sė nė Vushtrri dhe falsifikoi votat

Mesazh nga Edita prej Thu Nov 19, 2009 9:18 am

AAK: PDK vodhi vulėn e KKZ-sė nė Vushtrri dhe falsifikoi votat
Dega e Aleancės pėr Ardhmėrinė e Kosovės nė Vushtrri, ka bėrė tė ditur se nė Qendrėn e Votimit 2710b, nė fshatin Stanofc i Epėrm, nė Sh.F. “Migjeni”, ditėn e zgjedhjeve, mė 15 nėntor 2009, ėshtė vjedhur vula nė Vendvotimin Nr. 01.

Kryesues i atij vendvotimi – si thuhet nė njė komunikatė tė kėsaj partie – “ka qenė Hamdi Kosumi, aktivist i PDK-sė dhe ish-anėtar i Kuvendit Komunal tė Vushtrrisė, nga radhėt e kėsaj partie. Drejtor i kėsaj shkolle dhe menaxher i kėsaj Qendre tė Votimit ishte Behxhet Bregaj, po ashtu aktivist dhe anėtar i PDK-sė”.

“AAK bėn tė ditur se rezultatet nga kjo qendėr votimi sjellin dyshimin e bazuar se vula e cila, sipas procedurės nuk ėshtė kthyer fare, ėshtė keqpėrdorur. Pėr kėtė rast janė njoftuar edhe organet e policisė. Dėshmitarė pėr mungesėn e vulės ėshtė pėrfaqėsuesi i AAK-sė nė atė vendvotim, Rrahim Igrishta”.

AAK nė Vushtrri kėrkon qė pėr kėtė rast tė ushtrohet ankesė dhe tė ndėrmerren tė gjitha veprimet ligjore, sepse rezultatet e votimit nė kėtė qendėr ku – si thuhet – “ka pasur mė sė tepėrmi presion dhe ndėrhyrje tė paligjshme nga militantėt e PDK-sė, nuk janė reale, por dyshojmė se janė tė manipuluara me keqpėrdorimin e vulės”.

AAK nė Vushtrri ka vlerėsuar se nė kėtė Qendėr tė Votimit pėr Kryetar Komune, PDK-ja ka 1171 vota, AAK-ja ka 436 dhe LDK-ja 356, “vota kėto tė cilat nuk pėrkojnė me realitetin e votės sė lirė dhe na bėjnė qė tė kemi dyshimin real pėr keqpėrdorimin e vulės”.

Se ka ekzistuar qėllimi pėr keqpėrdorimin e votės sė lirė tė qytetarit, si shpjegohet nė komunikatė, “publikisht ka deklaruar nė zyrėn e KKZ-sė dhe nė prezencėn e disa anėtarėve tė KKZ-sė edhe menaxheri kėsaj qendre tė votimit, i cili ėshtė edhe drejtor i shkollės nė Stanofc tė Epėrm, z. Behxhet Bregaj”.

“Pėr kėtė dėshmojnė edhe pėrfaqėsuesit e AAK-sė, LDK-sė dhe LDD-AKR-sė nė kėtė KKZ”, thuhet nė reagimin e Degės sė AAK-sė nė Vushtrri, tė nėnshkruar nga kryetari i kėsaj dege dhe kandidati i AAK-sė pėr kryetar tė Vushtrrisė, Muharrem Shabani.

Edita
Legend“s
Besa-Bess
Legend“sBesa-Bess

Gjinija : Female

Numri i postimeve : 8066
Mosha : 28
Viti: : 03/04/1988
Vendbanimi: : PC
Aktiviteti :
100 / 100100 / 100

Registration date : 09/11/2008

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi