Anulohet prishja e koalicionit PDK-LDK

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Super Anulohet prishja e koalicionit PDK-LDK

Mesazh nga GentleMan prej Sat Nov 21, 2009 1:51 am

Partia Demokratike e Kosovės ka “anuluar” prishjen e
koalicionit me Lidhjen Demokratike tė Kosovės, nė nivel qendror.
Kryesia e Lidhjes Demokratike tė Kosovės ndėrkaq, ka bėrė tė ditur se
do tė vazhdojė tė angazhohet me pėrgjegjėsi pėr funksionimin dhe
zbatimin e obligimeve shtetėrore qė dalin nga partneriteti nė nivel
qendror - por se kjo parti do tė lidhė koalicion pėr balotazh me
subjekte tė ndryshme politike nė nivel lokal, varėsisht prej
specifikave tė secilės komunė.
PDK, ka lėshuar njė
komunikatė pėr media, ku ndėr tė tjera thekson se, kjo parti “mbetet
fuqimisht e pėrkushtuar pėr stabilitetin funksional tė institucioneve
qendrore tė Republikės sė Kosovės dhe procesin e shtetndėrtimit”.

“Zgjedhjet lokale tė 15 nėntorit, tė lira, fer dhe demokratike dhe me
gjithėpėrfshirje, nuk do te mund tė ndikojnė nė funksionimin e mirė tė
institucioneve qendrore: Parlamentit, Presidentit dhe Qeverisė sė
Republikės sė Kosovės”, thuhet nė komunikatė.

Partneriteti i koalicionit nė nivel qendror – sipas komunikatės sė
PDK-sė – “mbetet i konsoliduar dhe i pacenueshėm e funksional, nė
pajtim me Kushtetutėn dhe ligjet e Republikės sė Kosovės dhe
marrėveshjen e koalicionit deri nė zgjedhjet nacionale tė vitit 2011”.

“PDK do tė vazhdojė pėrkushtimin nė filozofinė e shtetndėrtimit dhe
unitetit nė prag tė procesit tė Republikės sė Kosovės nė Gjykatėn
Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė dhe pritjes sė njohjeve tė reja dhe
proceseve integruese euro-atlantike”, pėrfundon komunikata e PDK-sė.
Nė kėtė mėnyrė, PDK ka “shfuqizuar” njė komunikatė tjetėr tė saj, qė
medieve iu shpėrnda mbrėmė, pas mesnate, ku njoftonte pėr rishqyrtimin
ose riformatizimin e koalicionit tė saj me Lidhjen Demokratike tė
Kosovės pėr qeverisje nė nivel qendror.

Ndėrkaq, mediat – duke u thirrur nė burime tė larta tė PDK-sė, kishin
raportuar se PDK pas ndryshimeve tė ndodhura nė terren, pritet qė tė
premten tė nėnshkruajė koalicionin e ri nė nivel qendror me AKR, LDD
dhe partitė e minoriteteve. Gjithnjė sipas kėtyre burimeve, president i
ri do tė jetė Behgjet Pacolli, kryeministėr Hashim Thaēi ndėrsa kryetar
i Kuvendit do tė jetė Nexhat Daci .

Nė anėn tjetėr nė LDK kanė thėnė se janė tė "befasuar" me kėtė qėndrim
tė partnerit tė koalicionit. Sekretari i pėrgjithshėm i LDK-sė, Ramė
Manaj, ka thėnė mbrėmė se pėr kėtė vendim tė PDK-sė ėshtė njoftuar
nėpėrmjet telefonit nga nėnkryetari i saj, Hajredin Kuēi, i cili i ka
thėnė: "Kemi bėrė koalicion me LDD AKR, kaq. Tė lutem e njofto
presidentin", tha Manaj.

Sot ndėrkaq, Kryesia e LDK-sė ka mbajtur njė takim, ku thėnė se kjo
parti do tė krijojė partneritet pėr balotazh me subjekte tė ndryshme
politike nė nivel lokal, varėsisht prej specifikave tė secilės komunė.

Nė tė njėjtėn kohė – ėshtė thėnė se, LDK do tė vazhdojė tė angazhohet
me pėrgjegjėsi pėr funksionimin dhe zbatimin e obligimeve shtetėrore qė
dalin nga partneriteti nė nivel qendror, e qė ėshtė e rėndėsisė
parėsore pėr funksionimin e institucioneve shtetėrore tė republikės sė
Kosovės, Presidencės, Parlamentit dhe Qeverisė nė pajtim me Kushtetutėn
dhe ligjet nė Kosovė.

Nė kėtė mėnyrė LDK ka bėrė tė ditur se koalicioni nė nivel qendror nuk
do tė prishet, por se partneriteti nė nivel lokal i LDK-sė nuk do tė
ndikohet nga koalicioni nė nivel qendror.

_________________
Femna o Si Biciklla i hyp gjithkush ama dikuj i jet ndor :)  :)
Rregullorja e Staffit  / Rregullorja e Forumit / Rregullorja e Prezantimit

GentleMan
The Legend“s
Web-Master
The Legend“sWeb-Master

Gjinija : Male

Numri i postimeve : 11999
Mosha : 29
Viti: : 02/03/1987
Vendbanimi: : Ne Zemer tende :) :)
Aktiviteti :
100 / 100100 / 100

Registration date : 26/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://www.besa-bese.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi