Deputeti Geci pohon se kriminelėt ndodhen nė Kuvend

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Super Deputeti Geci pohon se kriminelėt ndodhen nė Kuvend

Mesazh nga GentleMan prej Fri Nov 27, 2009 12:15 am

Deputeti Geci pohon se kriminelėt ndodhen nė Kuvend


Kryetari
i Komisionit pėr Mbikėqyrjen e Agjencisė sė Inteligjencės, Gani Geci,
tė enjten ka ofruar dėshmi se brenda nė Kuvendin e Kosovės ka deputetė
dhe anėtarė tė kabinetit qeveritar qė kanė dhėnė urdhra pėr vrasjen e
deputetit tė LDK-sė, Agim Veliu dhe likuidimin e deputetit tė LDD-sė,
Adem Salihaj.
Geci ka kėrkuar nga kryeparlamentari, Jakup
Krasniqi, qė ta urdhėrojė regjinė nė Kuvend, qė pamjet e incizuara nė
CD, ku shihen urdhėrdhėnėsit e vrasjeve, tė mos shihen edhe nga
opinioni publik. Njėherėsh, ka kėrkuar nga Krasniqi qė t’i ofrojė
mbėshtetje gjatė procesit tė zbardhjes sė fakteve tė ofruara.

Kryeparlamentari Krasniqi, nuk ka pranuar qė dėshmitė e ofruara tė
publikohen nė Kuvend, dhe i ka rekomanduar Gecit qė ato pamje vizive
t’i dorėzojė nė organet e policisė dhe tė sigurisė.

“Materialet duhet t’i ēoni nė prokurori. Kuvendi nuk ėshtė gjykatė”, ka
thėnė Krasniqi. Mirėpo, Geci ka thėnė se prokuroria dhe EULEX-i i kanė
tė njėjtat dėshmi, porse ata nuk kanė ndėrmarrė asnjė hap nė drejtim tė
zbardhjes sė rasteve.

“Kėrkoj njė takim me ju zoti kryetar, sepse nuk mund tė shkoj nė
prokurori. Nė kėtė rast unė nuk kam as kryetar partie, jam deputet i
zgjedhur. Nėse unė s’kam dėshmi kėrkoj tė dėnohem para ligjit, nėse
s’kam argumente, kėrkoj qė prokuroria tė nisė hetimet ndaj meje, por
kėrkoj nga prokuroria e EULEX-it qė tė nisė hetimet ndaj vrasėsve dhe
kriminelėve”, ka thėnė Geci.

Nxjerrjen e fakteve pėr krim tė organizuar, Geci e ka bėrė pikėrisht nė
ditėn kur debatohej Raporti i progresit pėr Kosovėn, i hartuar nga
Komisioni Evropian, e nė tė cilin si vėrejte e institucioneve vendėse
theksohet edhe mosluftimi adekuat i krimit tė organizuar.

“Nuk ka sesi tė luftohet krimi, kur brenda nė Kuvend janė kriminelėt”, ėshtė shprehur Geci.

Deklaratat e kėtij deputeti kanė nxitur reagimin e shefit tė Grupit
Parlamentar tė LDK-sė, Lutfi Haziri, i cili ka kėrkuar nga Kuvendi qė
tė krijojė njė Komision ad hoc pėr t’i parė xhirimet qė I disponon
Geci, dhe mė pas tė dalė mė njė qėndrim se si duhet vepruar tutje.
Haziri ka thėnė se deklarata e Gecit nuk duhet injoruar, prandaj ėshtė
e udhės qė kėtij deputeti t’i ofrohet mbrojtje shtetėrore.

Kryetari i Kuvendit nuk ka pranuar asnjėrėn nga kėto kėrkesa, duke iu
lutur deputetėve qė tė mos shndėrrohen as nė prokurorė e as nė gjykatės.
PDK reagon ndaj akuzave tė deputetit Geci
Kryesia e Partisė Demokratike tė Kosovės ka reaguar ndaj akuzave tė
ngritura gjatė ditės sė sotme nga deputeti Gani Geci nė seancėn e
Kuvendit tė Kosovės.

Geci ka akuzuar pėr krime politike, siē ka thėnė “pjesėtarė tė kabinetit qeveritar”.
“PDK shpreh shqetėsimin dhe indinjatėn e thellė lidhur me deklaratat e
fundit politike tė ngritura nga segmente tė caktuara tė parapolitikės
kosovare, tė cilat bėhen pėr konsum elektoral, dhe si qėllim kanė qė
agjendėn politike shtet-formuese ta kthejnė nė agjendė krimi dhe
urrejtjeje ndėrqytetare”, thuhet nė komunikatėn e PDK-sė.

Kryesia e PDK-sė ka thėnė se, “deklaratat e fundit politike, duke
keqpėrdorur Parlamentin e Kosovės nga individė qė kanė gjakosur dhe
njollosur lirinė e Kosovės, kanė pėr qėllim degradimin e procesit tė
shtet-ndėrtimit dhe zhvillimit tė vendit tonė”.

Tutje thuhet se, “PDK-ja edhe njė herė shpreh vendosmėrinė pėr tė ecur
tė bashkuar nė procesin e shtet-ndėrtimit dhe zhvillimit tė vendit, si
dhe fton qytetarėt e Republikės sė Kosovės tė distancohen dhe tė
tregohen tė kujdesshėm ndaj ēdo skenari qė ka pėr qėllim tė nxisė
urrejtjen dhe dhunėn”.

PDK-ja ka theksuar se shpreh mbėshtetjen e plotė pėr organet
profesionale tė hetuesisė dhe gjyqėsisė “nė luftimin e krimit politik
dhe atij ekonomik”.

_________________
Femna o Si Biciklla i hyp gjithkush ama dikuj i jet ndor :)  :)
Rregullorja e Staffit  / Rregullorja e Forumit / Rregullorja e Prezantimit

GentleMan
The Legend“s
Web-Master
The Legend“sWeb-Master

Gjinija : Male

Numri i postimeve : 11999
Mosha : 29
Viti: : 02/03/1987
Vendbanimi: : Ne Zemer tende :) :)
Aktiviteti :
100 / 100100 / 100

Registration date : 26/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://www.besa-bese.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi